Suksesi i City-t, ndeshjet dramatike dhe skuadrat “e humbura”, si ka përfunduar Premier League

104
Sigal

Ka përfunduar edicioni 2022/23 në Ligën Premier, me shumicën prej skuadrave që nuk i arritën objektivat e tyre.

Manchester City ia doli të mbronte titullin për herë të tretë, duke e mposhtur në garë Arsenalin, derisa në xhiron e fundit (38) pësoi humbje 1-0 nga Brentfordi.

Arsenali ishte i pamëshirshëm ndaj Wolvesit, pasi mori fitore 5-0, ndërsa golat i shënuan Granit Xhaka me dy, Bukayo Saka, Gabriel Jesus dhe Kiwior.

Ndeshje dramatike ishte në mes të Liverpoolit dhe Southamptonit, pasi takimi përfundoi 4-4 në St. Mary’s Stadium.

Manchester United në anën tjetër triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Fulhamit, derisa në xhiron e kaluar (37) siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Chelsea në anën tjetër, barazoi 1-1 me Newcastle United, duke përfunduar sezonin më të keq në histori, ndërsa Magpies u kualifikuan në garën më të madhe për klube në Evropë.

Liverpooli, Brightoni dhe Aston Villa po ashtu siguruan daljen në Evropë, me dy të parat që do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa e fundit luan në Ligën e Konferencës.

Nga Liga Premier kanë rënë Leicester City, Leeds United dhe Southamptoni, që do të garojnë në sezoni 2023/24 në Championship.