Fitorja në zgjedhjet presidenciale, Begaj uron homologun Erdogan: Partneriteti dhe miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë do vazhdojnë

133
Sigal

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Turqi, nuk kanë munguar as urimet nga Shqipëria për presidentin turk Erdogan.

Pas kryeministrit Rama, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur urimin e tij po ashtu për Erdogan përmes një postimi në Twitter.

“Urime të përzemërta @RTerdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”, shkroi Begaj.