Komiteti Shqiptar i Helsinkit: KQZ dy standarte për Kurbinin dhe Këlcyrën

463
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me raportin e parë të ndërmjetëm për gjetjet e vëzhgimit të proçesit zgjedhor, ku ka patur rezerva të forta për vendimarrjen e KQZ që sipas saj ka vepruar me dy standarte të dyfishta në rastin e Kurbinit si dhe atë të Këlcyrës.
Në raport thuhet se se në në rastin e parë KQZ zbatoi në mënyrë strikte proçedurën ligjore të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa në rastin e ç’regjistrimit të kandidatit për kryetar Bashkie në Këlcyrë, KQZ vendosi pa bazë të qartë ligjore. Më tej një tjetër problem i ngritur është ai i votuesve që vuajnë dënimet në mjedise të posaçme.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kritikuar vendimarrjen e KQZ-së, që sipas tij ka mbajtur qëndrime kontradiktore në rastin e bashkisë së Kurbinit dhe atë të Këlcyës. Konkretisht në raportin e publikuar, thuhet se:
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka rezerva lidhur me vendimarrjen e KQZ-së, e cila ka mbajtur dy qëndrime kontradiktore në rastet e kandidatëve për kryetarë të bashkisë Kurbin dhe Këlcyrë. Në rastin e parë KQZ zbatoi në mënyrë strikte proçedurën ligjore të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa në rastin e ç’regjistrimit të kandidatit për kryetar Bashkie në Këlcyrë, KQZ vendosi pa bazë të qartë ligjore”.
Më tej në raport, shtrohet edhe problemi i ushtrimit të votës nga të dënuarit, ku thuhet se janë konstatuar përplasje në legjislacion, pasi një i dënuar duhet të vendosë për kryetarin e Bashkisë në të cilën ka vendbanimin e jo vendqëndrimin.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, është ndryshimi i shpeshtë i anëtarëve të KZAZ-së, që sipas saj cënon trajnimin efektiv dhe mirëfunksionimin e organeve zgjedhore.
Sigal