Skandali i dopingut, reagon Zeneli: Po, e kam përdorur, por pa vetëdije

463
Pak orë pas vendimit të Komitetit Olimpik Europian për pezullimin e boksierit shqiptar Rexhildo Zeneli, pasi rezultoi se kishte përdorur një substancë të ndaluar, ka reaguar menjëherë vetë sportisti nga Baku, ku ndodhet i grumbulluar me ekipin olimpik kombëtar duke mohuar gjithçka. Rexhildo Zeneli shprehet se “se me vetëdije të plotë kam konsumuar lasiks (shkarkues urinar, substanca për të cilën akuzohet ). E kam konsumuar në momentet e fundit për rënie nga pesha. Nuk isha i informuar dhe nuk isha bërë me dije se substanca Lasiks hynte në listën e doping. Ishte hera e parë gjatë karrierës sime që unë përdorja Lasiks për rënie nga pesha”shprehet ai.
Deklarata e plotë
Te nderuar miq dhe perkrahesit e mi e ndiej veten te detyruar te jap nje shpjegim per lajmin e fundit qe tashme po” transformohet ” ne te gjitha rjetet sociale.Bej me die se alarmi i rem i hapur per konsumin e supstances te ashtequajtur “doping ” eshte nje alarm i rem. Sic e din te gjith se mediat dhe gazetat e trasformojn lajmin duke i dhen emrin “konsum doping” Informoj jo vetem miqt dhe perkrahesit e mi por dhe gjith qytetaret :
” SE ME VEDIE TE PLOT KAM KONSUMUAR LASIKS (shkarkues urinar ) “. E kam konsumuar ne momentet e fundit per renie nga pesha . Nuk isha i informuar dhe nuk isha ber me die se supstanca Lasiks hynte ne listen e doping. Ishte hera e par gjat karieres sime qe un perdorja lasiks per renie nga pesha ,pasi dhe ju jeni ne djeni qe un kam mar pjes ne evenimente te ndryshme BOTERORE dhe gjithashtu kam qen ne kontrolle te vazhdueshme mjekesore ,dhe kam dal me sukses. Ky veprim ishte nje padituri dhe mos informim personal.
Siguroi se kjo re e zez qe ka rene mbi figuren time do te zbardhet shum shpejt , dhe flamuri shqiptar do te valvitet nga un ne evenimente te tjera Boterore duke qen krenaria e ketij vendi . Ceshtja do te sqarohet shum shpejt . Kerkoj mirkuptimin dhe mbeshtetjen tuaj ne kete lajm te keq interpretuar . Perqafime nga boksieri Rexhildo Zeneli 
Sigal