MF: Merren në dorëzim asetet e ‘Agon-set’, firmoset procesverbali

705
TIRANË – Agjencia e Administrimit të Pasurive dhe Aseteve të Sekuestruara në varësi të Ministrisë së Financave merr në dorëzim 60 % të aseteve të sekuestruara të televizionit Agon Channel me pronar italianin Francesco Becchettin, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për evazion fiskal.
Vënia në sekuestro dhe kalimi në administrim të zyrës së aseteve të sekuestruara është shoqëruar dhe me një procesverbal të firmosur dhe nga përfaqësuesit e “Agon-set” bënë me dije ministria e financave.
Ministria e Financave bënë me dije se vijon puna për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës ku është vendosur sekuestro për shoqëritë “Energji”shpk, “400” KE, “Fuqi” Cabel System” shpk dhe “Agon-set” shpk.
Po ashtu sqarohet nga Ministria se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka ndërmarrë të gjitha veprimet për bllokimin e llogarive bankare të kompanive të sekuestruar dhe personave nën hetim.
Më 5 qershor Gjykata e Tiranës vendosi për sekuestron e 60% të aksioneve të “Agon-set” pas kërkesës së Prokurorisë, ndërsa në kërkimin për llogari të drejtësisë shqiptare është shpallur pronari i këtyre kompanive Francesco Becchetti. 
Sigal