Statistikat e pabesueshme të Messi-t, mundi Real Madrid duke ecur në 83% të kohës

576
Barcelona i dha një tjetër leksion futbolli Real Madridit të shtunën duke e mundur në “Santiago Bernabeu” me shifrat e thella 0-3. Në këtë “El Clasico” Lionel Messi ishte më vendimtari dhe njëkohësisht lojtari më i mirë duke realizuar një gol dhe duke asistuar për një tjetër.
Por në këtë sfidë ajo që befason më shumë nuk janë këto fakte sipërfaqësore të argjentinasit, por statistikat e studimit të gazetës “Graphics” që sjell disa të dhëna ‘tronditëse’ dhe njëkohësisht befasuese.
Lionel Messi përgjatë 93 minutave në 83.10 përqind të kohës ka ecur, ndërkohë që ka vrapuar vetëm në 4.95 përqind të kohës, ndërsa në sprint ka vetëm 1.15 përqind, me shpejtësi 33.59 km/h.
Statistika këto që vërtetojnë edhe një herë se në momentin që Lionel merr topin kundërshtarët duhet të mobilizohen në maksimumin e tyre, pasi “ylli” i Barcelonës vrapon atëherë kur duhet, dhe më pas dihet se çfarë ndodh…
Sigal