Pritet të largohet nga Skënderbeu, Partizani interesohet për Uerdi Marën

125
Sigal

Uerdi Mara në “radarët” e Partizanit. 23-vjeçari pritet të largohet nga Skënderbeu pas rënies në Kategorinë e Parë dhe nga burime pranë Partizanit bëjnë me dije se Mara është një lojtar mjaft i pëlqyer nga drejtuesit e kuq.

Ai është në listën e dëshirave, teksa për momentin ka vetëm kontakte fillestare mes palëve. Partizani nuk i ka bërë ende një ofertë zyrtare Marës, pasi fillimisht duhet të gjejë marrëveshjen e ndarjes me Skënderbeun. Fantazisti nga Korça njihet për elegancën dhe teknikën e tij të madhe me topin në këmbë.

Mara humbi vetëm 2 ndeshje në këtë sezon të Kategorisë Superiore, pra luajti në 34 të tilla dhe dhuroi 5 asiste, pa arritur të tundë rrjetën. Mbetet të shihet se si do të ndodhë divorci i tij me Skënderbeun, pasi me aq sa dihet, ai është ende në kontratë me korçarët.