“El Clasico”/ Barça dhuron spektakël, Real “shtypet” me dy gola

433
Sigal

Barcelona ka dhuruar spektakël në pjesën e parë në sfidën e “El Clasicos” duke i shënuar dy gola të shpejtë skuadrës së drejtuar nga Julien Lopetegui.

Golat për skuadrën katalanase u shënua nga braziliani Kutinjo  në minutën e 11’, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi Luis Suarez, i cili goditi nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur kundërshtarin.

Real duket se ka lëshuar terren shumë në garën e kampionatit spanjoll, e për pasojë, rruga e Barcelonës është bërë më e lehtë drejt objektivave.