Ja biseda mes RENEA-s dhe Kostandin Kaçifas, pak pra se të vritej

745
Sigal

Forcat RENEA kanë vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili paraditen e sotme qëlloi me armë zjarri në fshatin Bularat. Sipas policisë, vrasja e 35-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 15:45 gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por  Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Për pasojë, forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë Kostandin Kaçifa. Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (28 tetor) në krye të fshatit Bularat, 35 vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë kontrolluan për disa orë zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastrës shkuan forcat speciale RENEA të cilata rritën ta eliminonin fizikisht 35-vjeçarin Kostandin Kaçifa.