Inaugurohen ambientet e KOKSH, Kryeministri premton projekte të reja

170
Sigal

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach, vëzhguan nga afër zyrat e reja të Komitetit Olimpik në Shqipëri.

Presidenti i komitetit Olimpik ndërkombëtar vlerësoi progresin e Shqipërisë në sporte.

“Jemi shumë të emocionuar të shikojmë progresin që po bën sporti në Shqipëri në krahasim me të shkuarën. Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur”, tha Bach.

Ndërkohë kreu i qeverisë, tha se një fëmijëri pa sport është e cenuar, ndaj sipas tij kjo është një bazë e rëndësishme dhe e munguar për shumë vite.

“Na vjen mirë që ndamë me presidentin disa rezultate të para të procesit të rithemelimit të lëvizjes olimpike në shkolla që sapo ka hedhur hapin e parë të rëndësishëm që në çdo shkollë të kemi skuadrat sportive dhe kampionatet sportive mes shkollave”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se disa nga projektet në të ardhmen, I përkasin sportit tek të rinjtë.