Partizani mposht Skënderbeun, shkëputet me 6 pikë nga Kukësi

470
Sigal

Partizani bën detyrën. Mposht Skënderbeun dhe e lë 10 pikë pas, shkëputet 6 pikë nga Kukësi dhe thyen tersin pasi në dy sfidat e para bardhekuqtë kishin siguruar pikët e plota. Një ndeshje emocionuese që i pati të gjitha. Gola, tension, penallti të humbura dhe karton të kuq, si për të treguar se jo më kot kjo sfidë ka qenë më e zjarrta e viteve të fundit në superligë.

Të kuqtë i janë falur golit të shpejtë të Esat Malës, të cilin kanë mundur ta ruajnë deri pas minutës së 97-të, kur gjyqtari Andi Koçi vërshëllehu tre herë për të kurorëzuar trimfun e kryeqytetasve.

Lorenc Trashi është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 95-të për shkak të një ndërhyrjeje të gabuar. Partizani do t’i luajë minutat e fundit me 10 lojtarë.

Trashi

Pas sinjalizimit të kryesorit Koci, gjyqtari i katërt akordon 7 minuta shtesë për shkak të ndërprejeve. Do të luhet deri në minutën e 97-të.

Në minutën e 82-të, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka bërë zëvendësimin e fundit, duke larguar mesfushorin Bruno Telushi për sulmuesin Rubin Hebaj. Telushi kishte mundësinë të mbyllte llogaritë e takimit në minutën e 53-të, por penalltia e gjuajtur prej tij u prit nga Aldo Teqja.

Hebaj

Trajnerët e Skënderbeut dhe Partizanit kanë kryer ndërrimet e dyta në minutën e 68-të. Trajneri i Skënderbeut ka larguar Oto Xhon dhe ka hedhur Blerim Krasniqin, ndërsa trajneri i Partizanit ka larguar Ardit Hilën e dëmtuar dhe aktivizon Mensah. I pafat Ardit Hila, që u fut në fushë vetëm në fillimin e pjesës së dytë, por u detyrua të largohet pas një dëmtimi në shpatull.

Të kuqtë nga kryeqyteti kanë kaluar në avantazh në minutën e 3-të pas një goli mjaft të bukur. Asani jep një asist të shkëlqyer për Malën, që mposht Teqjen në shtyllën e tij për epërsitë e Partizanit.

Korce Ndeshja

Partizani ka shpërdoruar mundësinë më të mirë për të dyfishuar epërsinë, kur në minutën e 53-të Bruno Telushi ka humbur një 11-metërsh të fituar nga Jasir Asani pas ndërhyrjes së Marko Radasit. Teqja ka kuptuar krahun e gjuajtjes së Telushit, duke devijuar në këndore.

Rivaliteti është i fortë në fushë dhe kjo natyrisht që rrit edhe tensionin te lojtarët. Guexh ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme në fytyrë ndaj Bardhit dhe Andi Koçi e ndëshkon me karton të verdhë. Jasir Asani është dukshëm i acaruar me veprimin e Guexh i ka kërkuuar llogari, por kjo acaron tifozët e Skënderbeut, që lëshojnë një lumë me topa bore drejt lojtarit të Partizanit.

Ndeshjet mes Skënderbeut dhe Partizanit janë karakterizuar nga një rivalitet i madh si në fushën e lojës ashtu dhe mes tifozëve. Pas kalimit të Partizanit në epërsi, tifozëria vendase ka nisur të gjuajë me topa bore lojtarët e kuq, çka ka detyruar kryesorin Andi Koçi të ndërpresë takimin disa çaste dhe t’i kërkojë kapitenit Radas të qetësojë tifozët bardhekuq.

Partizani Skenderbeu

Formacioni:

Trajneri Orges Shehi, me disa mungesa të rëndësishme për shkak të dëmtimeve, ka zgjedhur të luajë me këta titullarë:
Skënderbeu: Teqja, Sambu, Radas, Vangjeli, Abazi, Dita, Muzaka, Gexh, Hoxhaj, Gripshi, Xhon.

Nga ana tjetër, Skënder Gega është ende në kërkim të suksesit të parë ndaj kampionëve, që në dy sfidat e mëparshme kanë triumfuar 1-0 dhe 2-0. Trajneri i të kuqve ka menduar të rreshtojë këta titullarë.
Partizani: Hoxha, Trashi, Rexhepi, Belica, Ibrahimi, Atanda, Telushi, Asani, Mala, Kardozo, Bardhi.