Sigal

Një shqiptar është prangosur në aeroportin e Capodichino në Napoli, ndërsa po mundohej që të kalonte në doganë një shumë të konsiderueshme parash false.

Paratë kishin prerje nga 20 – 500 euro dhe kapnin shumën e plot 840 euro.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, po tentonte që të kalonte kontrollin me shumë nxitim. Sjellja e tij nuk u la pa u vënë re nga punonjësit, të cilët gjetën paratë e fshehura që më pas rezultuan false.

Ai u arrestua menjëherë dhe për këtë për futjen në Itali të parave të falsifikuara.

Image