Në çdo cep të vënd lindjes sime
Në Ullova ,apo në Sopot
Kam lënë kujtimet e mija
Jam i vjetër, nuk shkoj dot.
I vogël eca në ato vise
Shqerra dhe keca kullota
Eca në ato bregore
Asnjë herë s thashë ” u lodha,, .
Piva ujë të ftohtë burimi
Nënë hije fjeta gjumë
Aty ku këndojnë bilbilat
Me çobanët, jam dhe unë.
Rrija ulur mbi një gur
Kecat, shpërndarë në kullotë
Mbi fletore hidhja vargjet
Me bukuritë, s ngopesha dotë..
Fshatin vështroja nga sipër
Mokra shtrihej ande _ mbanë
Vështrimin hidhja mbi GJEMTH
Bukuritë , kufi s kanë.
Një herë po vajte në Mokër
Je si në fron Perëndije
Sot unë ruaj veç kujtimet
Jam në moshë pleqërije.
Janë aty kujtimet e mija
Të shkoj më ka rënë takati
Ka ngelur fëmijrija ime
I vogël ika nga fshati.
Rrugës, gjithmon kam ecur
Kokë lart edhe krenar
Vëndlindjen nuk e harrova
Gjithmon thashë” jam Mokrar,,




















