Sigal

Që të bëhesh futbollist i madh duhet të stërvitesh nga një legjendë dhe Usain Bolt e di këtë gjë.

Për këtë fakt, sprintieri kampion bote në 100 dhe 200 metra është shumë pranë firmës me skuadrën meksikane të drejtuar nga Diego Armando Maradona, Dorados de Sinaloa. Sipas “Fox Sports” Bolt mund të bashkohet me Kampionin e Botës 1986, me ndihmën financiare të firmës luksoze të orave, Hublot.

Një ide që ndoshta nuk është e mirë për argjentinasin por është e mirë për klubin, i cili do të pësonte një “boom” në aspektin financiar për shkak të marketingut.