Sigal

Nëse preken shtëpitë e banorëve të Astirit, atëherë do të ketë përshkallëzim të protestave.

Paralajmërimi është bërë nga deputeti i LSI Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, ku ka komentuar situatën e tensionuar të qindra familjeve, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Sipas Braimllarit, projekti i Unazës së Re është një tjetër aferë korruptive e qeverisë, ndërkohë që dëmshpërblimi i banorëve është i garantuar me ligj.

Por cila do të jetë lëvizja e opozitës në momentin që do të nisë shembja e këtyre banesave?

Prej më shumë se dy javësh, banorët e Astirit vazhdojnë protestat e tyre, duke u shprehur se nuk do të largohen nga banesat, nëse nuk marrin dëmshpërblimin me vlerë reale nga qeveria.