Neymar shpreh dëshirën e çuditshme për ditëlindje: Dua një kavilie të re

284
Sigal

Neymar ka festuar ditëlindjen e 27-të në “Pavillion Gabriel”, që është pranë “Champs-Elysee”, ku të ftuar ishin mbi 500 persona, mes të cilëve edhe DJ Bob Sinclair, këngëtari brazilian Ëesley Safadao dhe kampioni i botës në sërf, Gabriel Medina.

Tema e përzgjedhur ishte “Nata e kuqe”, ku të gjithë të pranishmit duhej të kishin veshur diçka të kuqe. Neymar nuk bënte përjashtim, me brazilianin që përveç xhaketës, edhe patericat i kishte në këtë ngjyrë. Urimet për sulmuesin nuk munguan nga shokët e tij të skuadrës, ndërkohë që Neymar, i cili është dëmtuar në këmbën e djathtë, shprehu dëshirën e tij.

“Për një sportist nuk është asnjëherë diçka e këndshme të mbajë paterica. Për këtë vit, si dhuratë dua një kavilie te re, që të kthehem të luaj sërish futboll”.

Foto 17

Foto 15

Foto 13

Foto 7

Foto 2

Foto 4