Zyrtare/ Ajax me trajner të ri, stolin ia beson ish-mbrojtësit të njohur

118
Sigal

Ajax ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të Alfred Schreuder. Gjigandët hollanez kanë njoftuar se teknik i skuadrës në vijim do të jetë ish-mbrojtësi i njohur, John Heitinga. Heitinga ka drejtuar më parë Akademinë e Ajaxit dhe disa lojtarë prej ekipit të të rinjve me gjasë do i bashkohen skuadrës së parë.

Legjenda e njohur e këtij klubi do ketë një punë mjaft të vështirë, pasi ekipi gjendet pas shtatë ndeshjeve pa fitore në Eredivisie dhe në vendin e pestë në tabelë. “Ajax dhe John Heitinga kanë rënë dakord për të mbetur trajner i Ajaxit për pjesën tjetër të sezonit”, thuhet në njoftim.