‘Loro Boriçi ’ : Nesër takimi Kosovë-Kroaci, policia plan masash

437
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Ditën e
nesërme, në orën 20:45 do të mbahet takimi për Kampionatin Botëror 2018.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe
organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas
zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje
të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë
qytetarët e qytetit Shkodër dhe tifozeritë ardhur nga Kroacia, Kosova dhe treva
të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër,
për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese
dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit
dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të
përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu
perëndimor. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto
vende:
-Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
-Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
-Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.