KLGJ vulos pazarin me dyer të mbyllura, Ina Rama, Sokol Çomo dhe 3 ish-anëtarët e tjerë të Kolegjit të Apelimit emërohen gjyqtarë Apeli. Ndërkohë televizionet kërkojnë nga KLGJ lejimin e kamerave në proceset gjyqësore
“Drejtësia e re shqiptare” gradon “ushtarët” e KPA në Apel
KLGJ vulos pazarin me dyer të mbyllura, Ina Rama, Sokol Çomo dhe 3 ish-anëtarët e tjerë të Kolegjit të Apelimit emërohen gjyqtarë Apeli
Këta janë njerëzit që vendosën fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Por kur erdhi radha e tyre, pesë ish-anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u emëruan gjyqtarë apeli pa kaluar vetë filtrin e rivlerësimit që ata u aplikuan të tjerëve, ku kërkuan justifikime për të seleksionuar ato që nuk i shërbenin partisë edhe deri te luga e bukës
Nuk ka surpriza. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi siç ishte paralajmëruar nga “Telegraf”, dhe emëroi pesë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi u emëruan në gjykatat e apelit. Emërimet janë bërë pa kaluar procesin e rivlerësimit, ndonëse pikërisht KPA ishte institucioni që vendosi fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë reformës në drejtësi.
Vendimi ka ndezur sërish debatin mbi mënyrën sesi anëtarët e strukturave të Vettingut po kalojnë automatikisht në sistemin gjyqësor, ndonëse shumica prej tyre nuk kanë ndjekur Shkollën e Magjistraturës dhe nuk kanë konkurruar asnjëherë për pozicione gjyqtarësh në Apel.
KLGJ vendosi emërimin e: Sokol Çomos pranë Gjykatës Administrative të Apelit; Ina Ramën pranë Gjykatës Administrative të Apelit; Albana Shtyllës pranë Gjykatës Administrative të Apelit; Natasha Mulajt pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Mimoza Tasit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Këta janë njerëzit që vendosën fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Por kur erdhi radha e tyre, pesë ish-anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u emëruan gjyqtarë apeli pa kaluar vetë filtrin e rivlerësimit që ata u aplikuan të tjerëve, ku kërkuan justifikime për të seleksionuar ato që nuk i shërbenin partisë edhe deri te luga e bukës.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas faktit se mbledhja e parë e KLGJ-së ku u vulos pazari, u shoqërua me një diskutim me dyer të mbyllura për më shumë se dy orë e gjysmë, pa një shpjegim publik mbi bazën ligjore të këtij vendimi.Ndërkohë, padia në Gjykatën Kushtetuese pritet të kthehet në një nga përplasjet më të forta juridike të pas-reformës në drejtësi.
Sot, një proces gjyqësor mund të zgjasë 15 deri në 20 vjet. Para reformës në drejtësi, një çështje përfundonte zakonisht brenda dy viteve në të tre shkallët e gjykimit. Vetëm zbardhja e një vendimi sot mund të zgjasë dy vite. Mesa duket kjo ishte ‘arritja’ e Reformës në Drejtësi të përfolur si e kapur nga Soros dhe militantët e partisë.
Ligji i posaçëm i Vettingut u jep anëtarëve të KPA-së të drejtën që, pas përfundimit të mandatit, të emërohen gjyqtarë Apeli, me përjashtim të rasteve kur kanë masa disiplinore. Pikërisht kjo dispozitë është tashmë objekt i një beteje në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i saj si antikushtetuese. Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” ka depozituar një padi voluminoze, duke argumentuar se Kushtetuta parashikon qartë që gjyqtarët duhet të kalojnë përmes Shkollës së Magjistraturës dhe filtrave të verifikimit profesional e moral.Në qendër të debatit është pikërisht fakti se anëtarët e KPA-së po trajtohen si një kategori “elitare”, që përfiton hyrje direkte në Gjykatat e Apelit vetëm për shkak të mandatit në Vetting.Kushtetuesja rrëzon dispozitën, anëtarët e KPA-së do të duhet të konkurrojnë si çdo jurist tjetër. Nëse jo, atëherë do të legjitimohet një precedent që sipas kritikëve krijon “gjyqtarë VIP” të futur në sistem përmes një rruge të shkurtër politike.
Si anëtarët e KPA zbarkuan në dyert e KLGJ
Anëtarët e KPA, duhet të bëjnë Vetting, të kontrollohet figura e tyre, pasuria dhe profesionaliteti si dhë të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Pra përfundimisht, Anetarët e Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë edhe anëtarët e KPA nuk kanë statusin e Magjistratit. Për të marrë këtë status ata duhet të plotësojnë kriteret ligjore të ligjit nr.96 dhe 115 të vitit 2017. Këta anëtarë që u enden dyerve të KPA kanë cënuar sigurinë juridike me punën e tyre sepse boshatisën sistemin në mënyrë të padrejtë duke e kthyer reformën nga një proces kushtetues në një gjueti shtrigash, ku fatet e njerëzve dhe karriera e tyre shkatërrohej duke e zbatuar Kushtetutën sipas oreksit të tyre!Meqënëse ju jeni kaq të pastër dhe kaq me integritet të lartë, nuk keni bërë asnjë mëkat në punën tuaj, pse nuk e latë të qetë anëtarët e KLGJ ta vlerësojnë kërkesën tuaj pa pëshpëritjet tuaja në vesh dhe pa përfshirë ambasadat, BE, OMN dhe gjithë kombësitë e huaja që jetojnë në Shqipëri?Veproni dhe ju si të gjithë magjistratët e Shqipërisë që besuan në reformën e drejtë dhe të ligjshme?Por ka vetëm një përgjigje në rastin tuaj: Ju e dini shumë mirë se si deformohet apo zhbëhet ligji kur e zeza mbizotëron mbi të bardhën, sepse jeni vetë autorët e saj dhe tani ka ardhur koha që ju vet i trembeni asaj që e krijuat si standardi i KPA apo Vettingut!


















