24-vjeçarja shpenzon 27 mijë paund në operacione plastike për tu dukur perfekte

539
Sigal

Një 24-vjeçare, e cila ka shpenzuar rreth
27 mijë paund në operacione plastike, është shprehur se nuk do të ndalojë
derisa të bëhet perfektë.Arsyeja se pse britanikja ka marrë këtë vendim është se më herët, ajo tallej
për shkak të pamjes së saj.Chloe Munnings ishte mbipeshë dhe për këtë shpesh e vinin në lojë. Por 3 vjet
më parë ajo nisi shndërrimin e saj, megjithëse tepër radikal.24-vjeçarja nga Norfolk, shpenzoi 27 mijë paund në operacione plastike. Ajo
rregulloi gjoksin, faqet, mollëzat, buzët dhe mban një korse për të ngushtuar
mesin.“Dëshiroja gjithmonë të isha perfekte, ende nuk jam e kënaqur plotësisht me
ndryshimin tim. Kam ende për të ndryshuar”, thotë ajo.“Fillimisht mora vendimin që të ndryshoja pasi shokët e shoqet e shkollës
talleshin me mua për peshën time. Por kur hoqa disa kilogramë, u fiksova pas
gjerave kozmetike. Tani jam e fiksuar edhe pas operacioneve plastike”, ka
shtuar 24-vjeçarja