Ja efektet pozitive të përdorimit të çamçakëzit

533
Sigal

Gazeta Telegraf/

Përdorimi i çamçakëzit
është një nga temat qe gjithnjë ka krijuar debat mes profesionisteve te fushave
te ndryshme.

1. Është antistres.
Është vërtetuar se ne shume raste dhe momente kritike paniku dhe stresi,
çamçakëzi është ne gjendje te ule ankthin ne masën 10-17%.

2. Përmirëson
shëndetin e gojës. Kjo ne saje te faktit se çamçakëzi stimulon prodhimin e
pështymës e cila për shkak te vlerave te saj baktericide ruan me mire shëndetin
e gojës duke luftuar infeksionin. Madje, ata pa sheqer janë ne gjendje te
përmirësojnë dhe shëndetin e smaltit te dhëmbëve.

3. I bën mire edhe
trurit. Përdorimi i çamçakëzit përmirëson aktivitetin e trurit, pasi kjo rrit
frekuencën kardiake dhe gjaku furnizon me mire trurin dhe përmirëson kujtesën.

4. Përmirëson tretjen.
Kjo gjë i detyrohet shtimit te prodhimit te lëngjeve gastrike. Por këtu ka një
kufizim, nuk duhet te përtypim atë për me shume se 45 minuta dhe jo me shume se
tre çamçakëzë ne dite.

5. Përmirëson humorin.
Pse jo, bërja e topave te vogla me çamçakëzët është një gjë argëtuese edhe për
te rriturit.