Liverpool nuk ngre dot kokën, merr barazimin e dytë radhazi në Premier League

59
Sigal

Liverpool shtyn takimin me fitoren e parë të kampionatit. Pas barazimit 1-1 në Londër me Fulham, The Reds nuk shkuan më shumë se 1-1 edhe me Crystal Palace, tashmë në shtëpi.

Pjesa e parë sheh mysafirët e Palace në avantazh. Zaha mori një assist nga Eze, i cili nxorri blof disa mbrojtës rival për të shënuar më pas.

Sulmuesi i të kuqve, Darwin Nunez u shfaq i denjë për film horror në minutën e 57-të. Bomberi i blerë këtë merkato vere nga Benfica acarohet dhe godet kundërshtarin me kokë. Kryesori Tierney nuk ka dyshime, karton i kuq dhe përjashtim direkt nga loja.

Të besuarit e Jurgen Klopp nuk demoralizohen dhe vendosin ekuilibrat në minutën e 61-të, me një goditje kirurgjikale të Diaz. Tentativat deri në fund do ishin të dështuara, pasi shifrat përfundimtare do mbeteshin 1-1.