Sigal

Douglas Costa është lënë jashtë  Kombëtares së Brazilit, për shkak të gjestit të tij kundër lojtarit të Sassuolos, Federico Di Francesco. Costa, është përjashtuar me karton të kuq në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sassuolos të dielën, pasi në fund të takimit e goditi një herë me bërryl e pastaj me kokë para se ta pështynte në gojë kundërshtarin.

28-vjeçari është dënuar me katër ndeshje mos aktivizim në Serie A për veprimin e tij, dhe po ashtu mund të mungojë për një muaj si shkak i lëndimit në fitoren e Juventusit kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.

“Douglas Costa nuk do të ftohet për këto dy arsye: lëndimi i tij, dhe incidenti i tij që ndodhi në fundjavën e kaluar, ishte një veprim i mungesës së disiplinës”, ka thënë trajner Tite në konferencën për shtyp. Brazili do të luajë kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës në muajin e ardhshëm.