Lajmi nga Kongresi i UEFA-s: Infantino së shpejti viziton Shqipërinë

535
Duke qenë pjesëmarrës në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, Presidenti i FIFA-s, Xhanni Infantino, në takimin që ka patur me delegacionin shqiptar, ka deklaruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë takimit të djeshëm në Bratislavë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, përpara punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s shprehu kënaqësinë e tij për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë. Forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i një bashkëpunimi të ngushtë me FIFA-n dhe UEFA-n kanë qenë në qendër të bisedës mes tyre. Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, presidenti i FIFA-s i përcolli urimet Armand Dukës për rizgjedhjen President i FSHF-së, por edhe për një proces zgjedhor me standarte dhe të vlerësuar maksimalisht. 
Sigal