“Mori para” me makinë tre kalimtarët te Liqeni, policia arreston 29-vjeçaren! Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

114
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçaren e cila ditën e djeshme shkaktoi aksidentin e rëndë te Liqeni. Mësohet se e reja humbi kontrollin e makinës dhe përplasi tre kalimtarë, të cilët ishin në trotuar.

Mësohet se dy prej të plagosurve ndodhen në banesat e tyre ndërsa një qytetar ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.