Oligarkët e projekteve 3D të rrugëve gllabërojnë miliona dhe u zbrazin xhepat qytetarëve

188

Ja si premtimet e Edi Ramës duken të shkëlqyera në 3D, por projektet e tij infrastrukturore, janë burim aksidenti

Sigal

Përgatiti Biora Vojka

Ndryshe nga projektet 3D që paraqiten me bujë kur bëhet prezantimi se si do shpenzohen milionat, në realitet kur objektet përfundojnë është tjetër gjë. Situata tek mbikalimi i Laprakës , ku janë harxhuar rreth 110 mln euro është pasqyra më e mirë se si grabiten taksat e shqiptarëve. Projekti fillestar tregonte se rruga që vjen nga Zogu i Zi drejt Rinasit dhe Durrësit do ishte në mbikalimin e Laprakës dhe degëzimet e unazës do të ishin me nënkalime. Por e vërteta është se ky mbikalim është një masakër rrugore, ku mjetet, që vijnë nga Rinasi dhe Durrësi kur futen në mbikalim duhet të devijojnë djathtas, dhe ato që vijnë nga rrugët dytësore për në unazë ndërpresin rrugën dhe futen majtas për në tunel. E njëjta situatë edhe për automjetet, që vijnë nga Tirana drejt Durrësit dhe Rinasit. E sikur të mos mjaftonte kjo edhe në mbikalimin e ‘rumpallës’ të përzierë me 6 semaforë, që zgjasin deri në 120 sekonda. Po a e dinë këta projektues të marrë që qëllimi i mbikalimeve dhe nënkalimeve është të mos krijohej kaos. Hartuesit e dokumentave të tenderit, Projektuesit dhe zbatuesit duhet të shkojnë në burg se kanë krijuar një katrahurë që është marrëzia më e madhe e teknikës së qarkullimit rrugor dhe se përbën burim evident të aksidenteve. Është një kaos i paparë, gazra dhe tym helmues nga shkarkimët e mjeteve për shkak të ndalesave të gjata dhe përqëndrimit të shumtë të mijëra mjeteve në 24 orë pikërisht në mbikalim. Është stresë, kohë e humbur dhe u shkakton drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve, kalimtarëve dhe banorëve të zonës edhe shqetësime me pasoja shëndetësore si në mushkëri, zemër, ç’rregullime nervore etj. Kudo në botë, ky lloj projekti është objekt i denoncimit penal si për milionat e shpenzuara, miliardat e kompesimit dhe pasojave në shëndet. Ja rasti i analizuar nga ekspertët e Aksidenteve Rrugore:

  • 20 km/orë për ne shoferat apo 20 vjet burg për projektuesin

Mos i kërko shoferit 20 km/orë për makinën, por kërkoi 20 vite burg atij që e projektoi dhe atij që e aprovoi këtë varrezë në hyrje të Tiranës. Bëhet fjalë për veprën më të madhe të ndërtuar në Tiranë. Mbikalimi i ish-doganës. Në të paktën 7 elementë të saj është burim aksidentesh:

– për të shkuar drejt duhet të shkosh djathtas, kurse për të shkuar djathtas duhet të shkosh majtas. Xing – aksident me sinjalistikë rrugore.

– në mes të urës shtrihet nga 3 korsi në dy korsi (e paparë në ndonjë vend tjetër të botës). Sërish burim aksidenti me sinjalistikë rrugore.

– tunel që ka formën e shkronjës S në më pak se 100 metra dhe që ka po prapë 3 pedenca të ndryshme në këto 100 metra, që do të thotë që qendra e rëndesës së makinës lëviz anë mbi 4-5 herë në ato 100 metra me pamje të limitizuar prej formës S. Aksident është më e pakta. Ajo kthesë të merr trutë e bën budalla çdo lloj shoferi.

– të ikësh për Durrës do ikësh djathtas, pastaj majtas. Kur ikën djathtas është një korsi, që vjen majtas nga Lapraka për t’u futur djathtas. Një garanci për xing, pasi shoferi nuk ka kurrë fushëpamje djathtas.

-mirë që mbi katër korsi, të gjitha korsitë, që vijnë nga Tirana dhe nga Lapraka, shkrihen në dy, por edhe këto të dyja kur futen për t’u shkrirë me rrugën kryesore tek mbikalimi i Casa Italia duhet të bësh manovër majtas kur shumica e makinave, që vijnë nga nënkalimi duan të shkojnë djathtas për tek stacioni autobuzave ndërqytetas apo për Kamëz dhe veri. Një tjetër xing i garantuar sepse shoferat që vijnë nga nënkalimi nuk mund të shohin kurrë djathtas. Jemi duke folur për një fluks të pandërprerë makinash ose dy arteriet kryesore të këtij mbikalimi që është vajtja për Durrës.

– kur futesh për Tiranë, m’u tek këmbët e urës po bëhet një pallat, i cili ka hedhur themelet dhe nuk le asnjë centimetër vend hapësire me mbikalimin. Aty as nuk është parashikuar kalim autobuzi, as ambulance, as kombësori apo biçikletë akoma. Ka vetëm dy korsi të ngushta për të hyrë në Tiranë.

Dhe kjo kur akoma nuk është mbaruar gjysma e katrahurës. Sepse kur të fillojë të funksionojë edhe unaza veriore ky mbikalim do jetë edhe më humoristik, edhe më i frikshëm.

Fola sepse askush nuk flet! / Fatmir Gjoni

  • Vlora nën kthetrat e masakrës rrugore

E njëjta situatë është edhe në Vlorë, me të famshmen Lungomare, që nga një rrugë më 4 korsi, 1 korsi parkimi, 2 trotuare, një brez i butë , u masakrua në një rrugë me 2 korsi. Pra hapësira prej 35 metra nga tortuari buzë detit deri tek trotuari i pallateve u  katandis në një rrugë plot trafik, beton dhe ujëra të zeza që derdhen në det dhe infektojnë të gjithë pushuesit nga Skela deri në Ujin e Ftohtë. Ja pamjet 3 D të projektit të Vlorës dhe realiteti, ku pllakat i shkepën nga deri , pemët u thyen dhe e vetmja gjë që ka vlerë, janë milionat e shpenzuara dhe që u grabitën nga oligarkët dhe kuçedrat e qeverisë.