Nga të kalojmë? Nxënës dhe nënpunës sherr me policinë në postoblloqe

396
Sigal

Policia e Shtetit ka penguar dhjetëra nxënë shkollash dhe nëpunës për të hyrë në zonat brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbajtjen e Samitit BE-BP në Tiranë.

Nga të kalojmë? Nxënës dhe nëpunës sherr me

Nga të kalojmë? Nxënës dhe nëpunës sherr me

Perimetri i sigurisë ka shkaktuar probleme për personat të cilët janë punonjës brenda këtij perimetri sigurie dhe të cilët nuk janë njoftuar se duhet të kenë autorizime të posaçme për të shkuar tek institucionet ku punojnë. Një postbllok sigurie është vendosur pranë Presidencës, ku bëhet edhe hyrja e mediave dhe punonjësve të tjerë të institucioneve, por sa i përket atyre private, nuk ka lejueshmëri kalimi.

Nga të kalojmë? Nxënës dhe nëpunës sherr me

Nga të kalojmë? Nxënës dhe nëpunës sherr me

Këtu, përfshihen edhe fëmijë të shkollave në atë zonë. Paqartësi të mëdha ka pasur edhe nga personat e autorizuar për të kaluar perimetrin e sigurisë, pasi ata nuk janë orientuar si duhet për itinerarin që duhet të zgjidhnin. Vetë efektivët e Policisë, e kanë pasur të paqartë shpesh të tregonin një rrugë kalimi të lirë për qytetarët, pavarësisht se nga këta të fundit i kërkohej një rrugë alternative. Teksa, punonjësit e bizneseve përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, e kanë pasur thuajse të pamundur kalimin, pavarësisht rrethanave.

Nga të kalojmë? Nxënës dhe nëpunës sherr me

Nga të kalojmë? Nxënës dhe nëpunës sherr me