“Lewandowski sikur thoshte Real, po tani Barcelona?!” Vjen thumbimi…

135
Sigal

Mes Robert Lewandowskit dhe Bayern Munichut ka ajër të keq. Të dyja palët duket se nuk janë dakord për situatën kontraktuale të qendërsulmuesit polak, i cili është në pritje të një oferte për rinovim nga klubi, e cila megjithatë duket se nuk ka mbërritur kurrë.

Javët e fundit është folur shpesh për një lamtumirë të mundshme të numrit 9 me skuadrën e Julian Nagelsmann, me emrin e Lewy përkrah Barcelonës dhe klubeve të tjera evropiane, por nëse në parim kjo dukej vullneti i lojtarit; Këtu në orët e fundit është publikuar një version i ri që ndryshon këndvështrimin për atë që po ndodh në Bavari.

Telenovela për të ardhmen e Robert Lewandowskit pasurohet me një kapitull të ri. Pas deklaratës së agjentit të sulmuesit, Pini Zahavi ku theksonte Bayern nuk respektoi pokalun, pasi kërkonte ta zëvendësonte me Haaland, ditën e sotme një tjetër deklaratë ka marrë vëmendjen.

Ish-agjenti i polakut, Maik Barthel , ka menduar të hedhë benzinë zjarrit dhe në rrjetet sociale ka mbetur i hutuar për zgjedhjen e lojtarit, duke kujtuar se ëndrra e tij ka qenë një tjetër skuadër në La Liga.

“Gjithë jetën ke thënë se do të shkosh në Real. Madridi dhe tani ndoshta do të përfundoni te Barcelona? Ok”, ka shkruar ish-agjenti i Lewandowskit në Twitter.

Sigurisht, Barthel e di se për çfarë po flet, sepse në vitin 2013 ai u takua me Florentino Perezin kur Lewandowski ishte ende duke luajtur për Borussia Dortmund, por operacioni nuk përfundoi.