Trazira në Pakistan pasi e hoqën nga pushteti/ Ish-Kryeministri Khan ‘shpërthen’ në akuza: Donald Lu ka kërcënuar vendin tim, kam prova…(Ja intervista)

178
Sigal

Imran Khan i Pakistanit përsëriti pretendimet e tij sot se Shtetet e Bashkuara kishin orkestruar rrëzimin e tij, duke thënë se “anti-amerikanizmi” po rritej në vendin e Azisë Jugore si rezultat i “bërjes publike të gjithë kësaj”. Khan ka gati dy muaj me këto pretendime por ende nuk kishte asnjë provë.

Në një intervistë ekskluzive me CNN ai bëri thirrje për një tubim të madh mbarëkombëtar për të protestuar kundër rënies së tij të mërkurën dhe konfirmoi se do të kandidonte sërish për postin në zgjedhjet e ardhshme.

“Sa herë që të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm që do të kandidojmë, por mund të parashikoj se kjo do të jetë partia më e madhe në historinë e Pakistanit, sepse njerëzit janë aq të indinjuar dhe ndihen të fyer sa këta kriminelë na kanë rrahur”, tha Khan për CNN , duke iu referuar qeverisë së re të Pakistanit.

Khan ka pohuar vazhdimisht se Donald Lu, Ndihmës Sekretari për Byronë e SHBA-së për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, ishte takuar me ambasadorin e Pakistanit në Uashington në mars dhe i tha atij se Khan duhet të shkarkohej nga pushteti.

Khan tha të hënën se Lu kërcënoi Pakistanin me pasoja të rënda në rast se ai nuk do të hiqej nga pushteti.

Ai hodhi në mënyrë të përsëritur akuza ndaj Donald Lu për ndërhyrje në politikën e brendshme të Pakistanit, kërcënime dhe arrogancë të plotë.

Kur iu kërkua të jepte prova për pretendimet e tij, Khan tha se kishte mbajtës shënimesh nga palët amerikane dhe pakistaneze në takimet e kryera dhe ende nuk dihet nëse do bëhen publike.

Akuzat e Khan janë bërë një element kryesor në mitingjet që ai ka mbajtur në të gjithë Pakistanin në një përpjekje për t’u rikthyer në pushtet.

Vizita e Khanit në Moskë
Vendimi i Khan për t’u takuar m
e Putinin në Moskë në ditën kur Rusia filloi luftën e saj mund të jetë dhe arsyeja pse Amerika e Perëndimi kërkuan heqjen e tij nga pushteti por ai e sqaroi se nuk kishte asnjë dijeni mbi agresionin.

Khan pretendoi se marrëdhëniet midis Pakistanit dhe SHBA-së u tensionuan pasi presidenti Joe Biden mori detyrën dhe e fajësoi atë për situatën në Afganistan.
“Kam pasur marrëdhënie krejtësisht të mira me administratën Trump”, tha Khan. “Vetëm kur erdhi administrata e Bidenit dhe përkoi me atë që po ndodhte në Afganistan. Dhe për disa arsye, të cilat unë ende nuk e di, ata kurrë, kurrë nuk morën kontakt me mua.”