Sami Khedira: Ndihem mirë në Itali, por Spanja më ka befasuar!

249
Sigal

Sami Khedira e sheh të ardhmen në Spanjë. Mesfushori i Jvuentusitu është përgjigjur disa pyetjeve të fansave në një lidhje direkte në Instagram.

“A do të më pëlqente të jetoja në Spanjë? Kjo nuk është një pyetje e lehtë. Unë jam gjerman dhe jam gjithmonë i lumtur kur jam në Gjermani. Megjithatë, ndihem mirë edhe këtu në Itali. Ushqimi është i mrekullueshëm, vendi është shumë i bukur dhe njerëzit janë shumë tërheqës.

Duhet të pranoj se Spanja është vendi që më ka befasuar më shumë. Kam jetuar për pesë vite atje dhe kam njohur njerëz të jashtëzakonshëm, vendi dhe ushqimi janë fantastikë. Shpresoj të kem një mundësi të jetoj përsëri në Spanjë, jam i lumtur që kam patur mundësinë ta njoh atë vend”, deklaroi Khedira.