Shkarkimi i Dvoranit, reagon Pojana: Një militant i fëlliqur që guxoi të përbalte institucionet më të rëndësishme

306
Sigal

Anëtari i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kreut të KED, Ardian Dvorani.

Pojana e ka cilësuar Dvoranin si një militant të fëlliqur, i cili ka guxuar të përbaltë institucionet më të rëndësishme të vendit, teksa ka shtuar se ka ardhur koja që të marrë fund pandërshkueshmëria.

POSTIMI:

Një militant i fëlliqur që në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën guxoi të përbalte institucionet më të rëndësishme të vendit, sigurisht nën dirigjimin e kryerilindasit të Surrelit, sot nisi orët e pritjes, të përballjes së vërtet me drejtësinë!

Ka nisur çinstalimi i klikës mafioze që e ktheu Shqipërinë në vendin e vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me shkelje monstruoze të legjislacionit, që dëmtuan rëndë rendin demokratik dhe e kthyen shumë hapa pas rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian!

Kapja e sistemit të drejtësisë ishin dhe janë qëllimi madhor i Edi Ramës dhe të gjithë geisha-ve të tij!
Kjo i shërben si melhem sëmundjes së rëndë nga e cila vuan kryefajtori i Shqipërisë, frikës nga dënimi i gjithçkaje që ka bërë!

Opozita e sotshme, ose e thënë më saktë mazhoranca e nesërme duhet që kurrsesi të mos hesht e të bëj kompromis, por të bëj gjithçka e lejon ligji për ti dhënë Çezarit atë çka është e Çezarit, për ti dhënë Edi Ramës burgun e merituar.

Ka ardhur koha që pandëshkueshmëria të marr fund!

Shqipëria nuk meriton më liderë halabak që guxojnë ti ambalazhojnë me propagandë luksoze fekale, e ti shesë ato për xhevahir safi!

Gjuha e përdorur nga unë vërtet është e rëndë por më e rëndë është ajo që guxuan këta palo politikanë ti bëjnë Shqipërisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët.