Dr. Zekri Palushi: Lija e majmunëve monkeypox, një panik krejt i panevojshëm!

287
Sigal

Dr. Zekri Palushi (MD)
Gold Coast, Australia

-Përgjithësisht është një sëmundje vetëshëruese, që zgjat nga 2 deri më 4 javë
– Fataliteti konsiderohet deri në 4%
– Zyrtarët anglezë dhe belgë, kanë deklaruar se ndër të infektuarit, numrin më të madh e zënë homoseksualët meshkuj


Që nga viti 1970, dimë se nga lija e majmunëve, me shkaktarë një prej viruseve të familjes së Orthopoxvirus-eve, -mund të infektohen edhe njerëzit. Pra, monkeypox: një sëmundje infektive zoonotice, është një nga relativët e smallpox-it, një infeksion tjetër, që shkaktohet nga Variola virus, (në Shqipëri njihet si lija e vërtetë, (Variola Vera), me origjinë nga Afrika Qëndrore, dhe Perëndimore, që rrallë, mund të infektojë edhe ata njerëz, që kanë kontakte me kafshë, apo me materiale të kontaminuara. Prandaj, (në krahasim me viruset e gripit, apo influenzës), infeksioziteti/ngjitshmëria e saj konsiderohet të jetë e kufizuar. Nuk dihet pse, raste me infeksione monkeypox-i, kanë ardhur në Europë. Megjithatë, dihet se virusi ka qenë duke qarkulluar më aktivisht në Afrikën Qëndrore, dhe Perëndimore prej dekadash, sepse imuniteti ndaj poxviruseve, (që ka qenë krijuar prej vaksinës kundër smallpox-it), është duke u venitur. Kanë kaluar mbi 40-50 vjet, qysh kur vaksinimi masiv ndaj smallpox-it ka ndaluar. E them këtë, sepse të dhënat e mëparshme nga Afrika tregojnë se vaksinat kundra smallpox-it, në 85% të rasteve, i mbronin njerëzit edhe ndaj monkeypox-it. Rastet e tanishme, të gjetura jashtë Afrikës, janë raste tipike të importuara nga udhëtarët e infektuar jashtë shteteve ku jetojnë, (ose, edhe prej njerëzve të infektuar nga kafshët e sjella në vendet e tyre). Por, këto raste njerëzore, shumë rrallë mund të infektojnë njerëzit e tjerë. Të shtunën,-OBSH, (Organizata Botërore e Shëndetësisë),raportoi 92 raste të konfirmuara, në 12 vende të ndryshme, si Angli, Itali, Suedi, Portugali, Begjikë, Gjermani, Francë, Spanjë, Australi, Kanada, Zvicërr, Izrael, dhe USA. Megjithatë, duhet të dimë se në 2021, Amerika ka patur konfirmuar dy raste me monkeypox, një në Maryland, dhe një në Teksas. Të dy rastet ishin persona, që kishin udhëtuar, dhe ishin kthyer nga NIGERIA, ku monkeypox-i, është endemik.

Shenjat e sëmundjes:

*Fillon me shenjat e një gripi, si: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje shpine, proctitis, (inflamacion i mukozës së rektumit, që mund të shkaktojë dhimbje rektale, diarre, rrjedhje gjaku, apo mukusi), si dhe lodhje gjatë periudhës prodromale 2-3 ditore. Pastaj, brenda pak ditësh, pas temperaturës shfaqet një rash/puçrra me gunga në fytyrë, dhe trup, e që mund të përfshijë edhe zonat gjenitale, e peri-anale. Pra është një rash i shpërndarë, që zgjat deri më 4 javë, e që mund të lërë shenja të përherëshme. Periudha e inkubacionit, (prej ditës së infektimit, deri tek shfaqja e shenjave të sëmundjes), mund të jetë nga 5 deri më 21 ditë. Përgjithësisht, është një sëmundje vetëshëruese, që zgjatë nga 2 deri më 4 javë. Megjithatë si shumë sëmundje të tjera, edhe ky infeksion mund të komplikohet deri në fatalitet, (deri në 4%), por shumë rrallë, bile duhet thënë se është më pak i rrezikshëm se smallpox-i, (Variola Vera).

Zyrtarët anglez dhe belg, kanë deklaruar se ndër të infektuarit: Numrin më të madh e zënë homoseksualët meshkuj. Trajtimi i kësaj sëmundje: Në përgjithësi, siç thamë edhe më sipër, monkeypox ikën vetvetiu, megjithatë, ekzistojnë edhe anti-viral, por duhet të jepen nga mjeku, pas një analize klinike. Po kështu, tashmë dimë se vaksinat kundra smallpox-it, mund të mbrojnë edhe kundra monkeypox-it. Megjithatë, sipas departamentit Amerikan, FDA, (Food and Drug Administration) në shtator 2021, është aprovuar një vaksinë që quhet Jynneos. Kjo përmban një formë të modifikuar,  (Modified Vaçinia Ankara), që nuk shkakton sëmundje në njerëzit, dhe se s’mund të riprodhohet në qelizat njerëzore.

Pra, përbëhet nga një vaçina virus, që është shumë i afërt me të, por më pak i dëmshëm se sa viruset variola apo monkeypox. Dhe mund të na mbrojë prej të dyja sëmundjeve. Edhe CDC, (Centers for Disease Control and Prevention), konfirmon se, menqënëse virusi monkeypox, relatohet me virusin, që shkakton smallpox, ‘atëherë’, kjo vaksinë do t’i mbrojë njerëzit, (nëse u jepet para se ata të ekspozohen ndaj monkeypox-it). Në këtë kontekst, Administrata e Biden, me 18 maj 2022, ka porositur miliona doza nga kjo vaksinë, që prodhohet nga Bavarian Nordic, me bazë në Danimarkë, dhe do t’ju jepet atyre që janë më në risk. Në përfundim mund të themi se, infeksionet me monkeypox njihen që më parë, por janë shumë të rralla, dhe jo-lehtësisht të shpërndashme në mes njerëzve. Infektohen kryesisht ata njerëz që shkojnë për të vizituar Afrikën Qendrore, dhe Perëndimore,ku ky infeksion është ENDEMIC. Prandaj le të shpresojmë se Marrëveshja e Re Globale për Pandeminë, (The New GLOBAL Pandemic Treaty), nuk do të vendosë për lockdowns të vazhdueshme.  Sipas Dr. David Bell, ish shkencëtar me detyra të ndryshme, dhe shumë të rëndësishme në OBSH, (Organizata Botërore e Shëndetësisë), kjo marrëveshje globale, edhe pse duket sikur nuk ndryshon direkt sovranitetin, në fakt e ndryshon atë. Kjo do t’i privojë popullit të një vendi, mundësinë për të marrë vendimet e veta, dhe më e rëndësishmja është se këto propozime do të krijojnë një burrokraci, ekzistenca e së cilës do të varet në pandemitë. Ai vazhdon duke thënë se: Do të jetë në interesin e këtyre burrokratëve që të gjejnë/krijojnë raste/outbreacks, e t’i deklarojnë si pandemi potenciale të mundshme, e pastaj t’i përgjigjen me masa. Kjo është rruga që ata mund të mbijetojnë. Dhe siç duket ata do të bëjnë mbyllje/lockdowns, një tipar i përhershëm përgjigje ndaj një pandemie”. Çuditërisht, Belgjika është vendi i parë në botë, që ka aplikuar një karantinë të detyrueshme, 21 ditore për rastet me monkeypox, ku njerëzit e infektuar me monkeypox duhet të vetëizolohen, ndërsa njerëzit që kanë pasur kontakte, por s’janë infektuar, duhet të qëndrojnë vigjilent!
Të lutemi që shembullin e Belgjikës të mos e ndjekë as edhe një shtet tjetër.