Kaos në Kukës, tifozët futen në fushë pas golit të Erzenit, sulmohen edhe arbitrat (VIDEO)

16
Sigal

Momente kaosi në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena”, me tifozët që u futën në fushë pas golit të përmbysjes nga ana e Zekës për shijakasit.

U detyrua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit, që gjithashtu tentuan të mbronin dhe arbitrat, me këta të fundit që u sulmuan.

Kjo gjë solli ndërprerjen e sfidës, me arbitrat dhe lojtarët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

VIDEO e sherrit.