Pogradec/ Dyshohet se kanosi me thikë një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë shtetasi

30
Sigal

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare;

Gjithashtu u referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.