EMRI/ Shkodër, sulmohet me levë hekuri oficeri i policisë

16
Sigal

Sulmohet me leva hekuri një oficer policie në Shkodër.

Admir Okaj është sulmuar rreth orës 15:40 të mesditës së sotme.

Ai është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.

Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.

Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.