Shansi i fundit për trajnerin Artan Mërgjyshi. Besa ka vetëm një barazim dhe pesë humbje
Flamurtari mori një pikë të çmuar ndaj Bylisit në fushën asnjanëse të Peqinit, por trajneri Ernest Gjoka kërkon as më pak dhe as më shumë, por fitoren ndaj Besës së vendi të fundit. Nëse vlonjatët janë ekipi i transfertave: kanë grumbulluar pesë pikë në tri ndeshje, kavajasit nuk e kanë shijuar ende fitoren, madje kanë regjistraur në gjashtë javët e para një barazim dhe pesë humbje, duke qenë ajo kandidatja kryesore për të rënë një kategori më poshtë. Sipas formatit të paracaktuar, në fund të sezonit do të dalin direkt katër vendet e fundit. Në fakt, tabelën e renditjes e mbyllin Flamurtari dhe Besa, por vlonjatët që tani kanë 5 pikë, u janë hequr tri të tilla nga Disiplina, pas incidenteve në ndeshjen me Skënderbeun, ku u godit presidenti i korçarëve, Artan Takja. Interesante pritet të jetë edhe sfida midis Bylisit dhe Kukësit, kjo për vetë faktin se trajneri i ri kuksianëve, Naxhi Shensoj, ka qenë më parë tekniku i ballshiotëve. Sfida në “Adush Muca” përballë Bylisit do të jetë jo pak emocionuese për të. Ish-trajneri simpatik i Bylisit, Naxhi Shensoj, është dhe njeriu që e çoi për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë (2013) skuadrën modeste ballshiote. Në aksion sot do të zbresin edhe Kastrioti me Lushnjën, në përfundim të rezultatit mund të kemi dhe rokadë vendesh, pasi krutanët kanë vetëm dy pikë më pak se lushnjarët. Të dielën do të luhen ndeshjet e rëndësishme, pasi në fushën e blertë do të zbresin dy kryesueset: Skënderbeu pret Laçin, ndërsa Teuta do të luajë në Kavajë me Vllazninë. Derbi i vetëm i kryeqytetit për këtë sezon, ai midis Partizanit dhe Tiranës, do të luhet më 12 tetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe nën ndriçimin e projektorëve, pasi supersfida me numër 134 midis tyre pritet me shumë interes. Takimi është i vlefshëm për javën e 7-të dhe do të luhet në fakt, gjashtë më pas se ai programuar për këtë javë, pra 5 tetori, datë ku do të luhen pesë takimet e tjera “Demat” kërkojnë të hakmerren ndaj Tiranës, me të cilën kurrë nuk kanë pasur raporte të mira, kjo edhe për të treguar supermacinë e tyre në kryeqytet. Në kampin e kuq mendojnë se ky është momenti i duhur.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA VII
Sot, 14:00
Kastrioti-Lushnja
Bylis-Kukësi
Besa-Flamurtari
Nesër, 14:0
Teuta-Vllaznia
Skënderbeu-Laçi (17:00)
12 tetor, 20:00
Partizani-Tirana
RENDITJA
1 Skënderbeu 6 +4 12
2 Teuta 6 +4 12
3 Partizani 6 +3 11
4 Vllaznia 6 +5 10
5 Laçi 6 -1 10
6 Bylis 6 +2 8
7 Lushnja 6 -1 8
8 Kukësi 6 -2 7
9 Tirana 6 -4 7
10 Kastrioti 6 -3 6
11 Flamurtari 6 +0 5
12 Besa 6 -7 1
Pesë shqiptarë kundër…Shqipërisë
Pesë shqiptarë kundër Shqipërisë. Kjo është ajo që do të ofrojë supersfida ndërkombëtare Shqipëri-Zvicrën, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit. Trajneri i Zvicrës, Otmar Hitcfeld, ka emëruar futbollistët me të cilët do të luaj kundër kombëtares shqiptare në Tiranë në mesin e tyre janë edhe pesë futbollistët e rregullt shqiptar që i ka ftuar deri më tani. Zvicra do të luaj në Tiranë kundër kombëtares shqiptare me hiq më pak se pesë futbollist shqiptar. Kështu ka vendosur elektori i zviceranëve, Ottmar Hitzfeld pas shpalljes së listës së futbollistëve të ftuar. Ai ka ftuar Valon Behramin, Blerim Xhemailin (të dy Napoli), Xherdan Shaqirin (Bajern Munih), Granit Xhaka (Borusia Moenchengladbach) dhe Admir Mehmedi (Freiburg) që është rikthyer në ekip, pas disa golave me ekipin gjerman. Në lidhje me prezencën e tyre, Hitzfeld para gazetarëve zviceran ka konfirmuar se edhe po të ishte Zvicra e kualifikuar do të thërriste këta lojtar. “Edhe sikur të ishim të kualifikuar unë do të ftoja Xhakën, Behramin ose Shaqirin kundër Shqipërisë”, tha ai. Ai tha se Zvicra do të udhëtojë të mërkurën drejt Tiranës, pas ndeshjes me kuqezinjtë që luhet të premten (11 tetor), helvetikët në ndeshjen e fundit luajnë në transfertë i Sllovenisë më 15 tetor.
Blutë nuk kanë fituar asnjë ndeshje në këtë sezon. Apolonia dhe Elbasani luajnë në transfertë
Dinamo, boll me katër barazime
Pas katër barazimeve rresht më Tërbunin, Albetrolin, Luftëtarin dhe Himarën, Dinamo kërkon sot të regjistrojë fitoren e parë në kampionatin e Kategorisë së Parë. Blutë e Dritan Mehmetit do të presin në kryeqytet Shkumbinin, me peqinasit e Sokol Branicës që vijnë pas dy fitoreve rresht me Tërbunin dhe Luftëtarin. Dinamo renditet aktualisht në vendin e dytë, shtatë vende më ukët se Shkumbini (i 5-ti) që ka dhe pesë pikë më shumë së 18-herë kampionët e Shqipërisë. Ballafaqimi pritet të jetë luftues, pasi Shkumbini synon rikthimin e shpejtë në Superligë, nga ku ra sezoni e kaluara pas 16 viteve pjesëmarrje, ndërkohë që Dinamo ndodhet në udhëkryq dhe i sheh ndeshjet brenda si shansin më të mirë për të marrë tri pikë.
APOLONIA DHE ELBASANI
Dy bashkëkryesueset e Kategorisë së Parë, Apolonia dhe Elbasani (kanë secili nga 11 pikë), do të luajnë në transfertë, respektivisht me Veleçikun në Koplik dhe Tomorin në Berat. Nëse për fierakët duket një ndeshje disi më e lehtë, për elbasanasit transferta e Beratit është tepër e vështirë, kjo për faktin se Tomori ka vetëm një pikë më pak, 10, por dhe s’e nuk ka humbur asnjë herë në shtëpi këtë fillimsezoni (1-1 me Apoloninë, 1-0 me Mamurrasin). Në takimet e tjera, Ada pret Luftëtarin në Velipojë. Gjirokstratitët ndodhen në një krizë financiare, ndërkohë që lojtarët e bojkotuan disa ditë stërvitjen në formë proteste. Burreli-Tërbuni, Butrinti-Kamza dhe Himara-Mamurrasi janë takimet e tjera. Nesër do të luhet Albpetroli-Pogradeci, që mbyll javën e 6-të të Kategorisë së Parë.
KATEGORIA E PARË
JAVA VI
Sot, 14:30
Dinamo-Shkumbini
Ada-Luftëtari
Burreli-Tërbuni
Tomori-Elbasani
Butrinti-Kamza
Veleçiku-Apolonia
Himara-Mamurrasi
Nesër, 14:30
Albpetroli-Pogradeci
RENDITJA
1 Apolonia 5 +7 11
2 Elbasani 5 +5 11
3 Pogradeci 5 +5 10
4 Tomori 5 +0 10
5 Shkumbini 5 +0 9
6 Butrinti 5 +2 7
7 Albpetrol 5 +0 6
8 Veleçiku 5 -2 6
9 Burreli 5 -2 6
10 Tërbuni 5 +1 5
11 Himara 5 -2 5
12 Dinamo 5 -1 4
13 Luftëtari 4 -1 3
14 Kamza 4 -3 2
15 Ada 5 -8 2
16 Mamurrasi 5 -1 -1
Mamurrasi, me -1 pikë
Në renditjen e aktuale të Kategorisë së Parë, interesant është fakti se Mamurrasi ka -1 pikë. Në fakt, skuadrës së presidentit Dedë Ndreca iu zbritën 6 pikë nga Komisioni i Disiplinës pas incidenteve me gjyqtarin Zhuli. Mamurrasi do ta luajë gjithë sezonin jashtë fushës së tij, pasi nuk mund të organizojë ndeshje në shtëpi, një tjetër vendim ky i Displinës. Sot, Mamurrasi i Sinan Bardhit do të luajë në Himarë.
0 fitore
kanë arritur katër skuadra pas pesë javëve të para, pikërisht: Dinamo, Luftëtari, Kamza dhe Ada e Velipojës