EURO 2024/ Ish-qëndërmbrojtësi i kuqezi dhe i Flamurtarit, Kreshnik Çipi, ka një kërkesë

180
Sigal

Kombëtarja

Nga Agron Kaja

“Ne që kemi luajtur me Kombëtaren e kemi të vështirë të bëjmë parashikime, por duke parë dy kundërshtarët, duhet t’i fitojmë. Nuk ka rrugë tjetër, ndryshe është e kotë të pretendojmë për Europianin”

Sezoni futbollistik 2022-2023 u mbyll, jeni të kënaqur me skuadrën tuaj?

Sigurisht që nuk jam i kënaqur. Sepse Flamurtari e nisi mirë kampionatin, por më pas pësoi rënie të befasishme. Ka zhvilluar lojra të mira, por edhe të dobëta dhe në fund nuk na kënaqën, por na zhgënjyen, që nga presidenti ashtu edhe tifozerinë.

Dukeni i zhgënjyer nga Flamurtari i sezonit që u mbyll?

Nga Flamurtari jemi ndjerë si të “tradhëtuar”. Presidenti ka shpenzuar shumë për këtë skuadër. Sezonin tjetër ndoshta do jetë një korrigjim më ndryshe. Trajneri brazialian e çoi skuadrën në një situatë negative, ndryshimi nuk solli pozitivitet.

Gjatë muajit qershor Kombëtarja luan dy ndeshje të Euro 2023, si e mendoni gjendjen e lojtarëve pasi është mbyllur sezoni?

Them se Kombëtarja ka fatin e mirë që pjesa dërmuese e lojtarëve luajnë jashtë Shqipërisë. Fatmirësisht është një brez i rritur jashtë Shqipërisë dhe me vlera të mira sportive. Me Poloninë bëmë një ndeshje të mirë, por nuk ishte rezultati i tillë!

Kombëtarja në një ndeshje të Euro 2024 ka një humbje me Poloninë, si e shikoni situatën në renditjen e Grupit E?

Unë them se në letër të dyja ndeshjet e radhës duken të lehta, por duhet të kemi angazhim maksimal për të marrë të gjashtë pikët. Kështu do jemi në rrugë të mbarë për të pretenduar kualifikimin në Europian. Kemi lojtarë cilësorë, por do na mungojnë Broja me Kumbullën, edhe pse kemi disa kthime të rëndësishme.

Silvinjo ka gjashtë muaj në drejtimin kuqezi me bilanc zyrtar një ndeshje-një humbje, çfarë tregon kjo për vazhdimësinë në Europian?

Silvinjon nuk mund ta gjykojmë vetëm për një ndeshje, duhet të presim. Ndryshe do thoja për Rejën, që nuk pati fat, ndërsa Silvinjon do ta shohim si do drejtojë minimalisht dy ndeshjet e radhës, skemat dhe lojtarët që do të vendosë në fushë.

Për dy sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, janë thirrur njohje të vjetra dhe të rinj, sa do vlejnë në këto dy ndeshje?

Veç titullarëve, trajneri e ka të domosdoshme të bëjë thirrje të reja e të vjetra, sepse punon për momentin dhe të ardhmen. Nga të rinjtë më ka pëlqyer Mihaj, e nëse do ishte edhe Kumbulla, do kishim një mbrojtje të bukur në qendër të saj.

Ka shumë lojtarë që nuk janë aktivizuar sikundër portierët, si e prisni paraqitjen e tyre në këto dy ndeshje?

Berisha ka qenë jashtë Torinos, po kështu edhe Strakosha, por kanë eksperiencën dhe kjo i jep siguri trajnerit. Pjesa tjetër e skuadrës më duket e rikuperiuar dhe më duken si siguri për të marrë maksimumin në të dyja ndeshjet që do të luajmë.

Më 17 qershor luajmë me Moldavinë dhe më 20 qershor në Ishujt Faroe, si i parashikoni këto sfida?

Të dyja duhet të vlerësohen në maksimum. Ne që kemi luajtur me Kombëtaren e kemi të vështirë të bëjmë parashikime, por duke parë dy kundërshtarët, duhet t’i fitojmë. Nuk ka rrugë tjetër, ndryshe është e kotë të pretendojmë për Europianin.

E shikoni Kombëtaren tonë të kualifikuar në Grupin E?

Në Grupin E ne kemi dy kundërshtarë të fortë, si Çekinë e Poloninë, por më shumë kualifikimi ynë do varet nga ndeshja me Çekinë në muajin shtator. Vetëm duke menduar se në dy ndeshjet e radhës do të marrim maksimalen e pikëve.

 

Lojtarët e grumbulluar

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Enea Mihaj, Adrian Bajrami, Ardian Ismajli, Andi Hadroj.

Mesfushorë: Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi, Anis Mehmeti.

Sulmues: Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku

Trajner: Silvinjo Kampos Zhunior

EURO 2024

 

Ndeshjet-Grupi E

Datë 24 mars 2023

Rep. Çeke-Poloni            3-1

Moldavi-Ishujt Faroe      1-1

Datë 27 mars 2023

Poloni-Shqipëri              1-0

Moldavi-Rep. Çeke         1-1

Renditja

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Rep. Çeke           2        4

2.Polonia              2        3

3.Moldavia           2        2

4.Ishujt Faroe        1        1

5.Shqipëria           1        0

 

Ndeshjet e radhës

Datë 17 qershor 2023

Shqipëri-Moldavi           20:45

Ishujt Faroe-Rep. Çeke   20:45

Datë 20 qershor 2023

Ishujt Faroe-Shqipëri      20:45

Moldavi-Poloni              20:45

 

Ndeshjet e Shqipërisë

Datë 7 shtator 2023

Rep. Çeke-Shqipëri        20:45

Datë 10 shtator 2023

Shqipëri-Poloni              20:45

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke         20:45

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri           20:45

Datë 20 nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe      20:45

 

KUPA E SHQIPËRISË

Egnatia hyn në histori, fituese për herë të parë e trofeut

 

Fitues dhe finalistë në Kupë

Tirana 16 herë fitues, 11 finale; Partizani 15 herë fitues, 8 finale; Dinamo 13 herë fituese, 6 finale; Vllaznia     8 herë fituese, 10 finale; Flamurtari 4 herë fitues, 8 finale; Teuta 4 herë fituese, 6 finale; Besa 2 herë fituese, 6 finale, Kukësi 2 herë fitues, 2 finale; Elbasani 2 herë fitues, 1 finale; Skënderbeu 1 herë fitues, 6 finale; Apolonia 1 herë fituese; Egnatia 1 herë fituese.

Ditën e enjte u luajt finalja e Kupës së 71-të të Shqipërisë dhe skuadra e Egnatias e ka fituar atë për herë të parë në historinë e saj. Rrogozhinasit kanë siguruar një fitore të rëndësishme për historinë e klubit, përballë Tiranës 16 herë fituese e këtij trofeu. Ndeshja u ndikua edhe nga kartoni i kuq i shpejtë i Berishës në radhët e bardhebluve, i cili e ndryshoi lojën e tyre. Ndërsa Egnatia e kërkoi më shumë golin dhe e gjeti atë në shtesa me anë të Xhekson në minutën e 114-të, pas një penalltie të fituar nga Paulauskas. Portieri Lika i Tiranës e grushtoi gjuajtjen e Xhekson, por braziliani përfitoi nga kthimi i topit dhe e dërgoi atë në rrjetë. Kështu Egnatia fitoi për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe sezonin e ardhëm do të luajë në UEFA Konferencë Ligë.

 

ANALIZA/ Flet ish-kapiteni i Lokomotivës (Teutës), Bashkim Koka, bën skanerin e sezonit

Superiorja me 10 skuadra, prodhoi cilësi e rivalitet

 

Nga Agron KAJA

 

Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë ende nuk i kanë mbyllur llogaritë e sezonit 2022-2023, sepse sfida Erzeni-Korabi për një vend në elitën e futbollit shqiptar luhet të shtunën. Gjithsesi, për ish-kapitenin e Teutës, Bashkim Koka, të gjitha verdiktet në të dyja këto kategori ishin të merituara, ndërsa bëri përjashtim Teutën dhe Erzenin. “Mendoj se verdiktet e Abissnet Superiore dhe të Kategorisë së Parë ishin të pritshme, duke përjashtuar gjëndjen e lëkundur të Erzenit dhe po kështu të Teutës. Erzeni e nisi mirë dhe e mbylli dobët, ndërsa Teuta e nisi dobët dhe e mbylli mirë kampionatin. Ndërkohë që Partizani e meritoi titullin kampion, ndërsa Tirana gaboi kur nuk duhet të gabonte. Ndërkohë që më vjen mirë për rikthimin në Superiore të Skënderbeut dhe Dinamos, dy skuadra me traditë që do ta shtojnë edhe më shumë rivalitetin në sezonin e ardhshëm”. Ndërsa për situatën e Teutës me të cilën Bashkim Koka luajti për gati dy dekada, thekson se pavarësisht se nuk hyri në zonën e Europës, menaxhimi e drejtimi i saj janë në parametra shumë të lartë. “Natyrisht që për Teutën do të doja të ishte në zonën e Europës, por edhe aty ku u rendit nuk ishte keq. Sepse kujtojmë që pati luhatja në dy fazat e para, aq sa preku edhe vendet e fundit në renditje. Teuta doli jashtë Europe në javën e fundit, por kjo erdhi si rezultat i gabimeve që bëri gjatë rrugës së kampionatit. E bëri maksimumin për të luajtur në Europë dhe nuk e arriti, kjo mendoj se duhet ti vlejë shumë për edicionin e ri, sepse me menaxhimin e drejtimin e saj nga Presidenti Edmon Hasanbelliu, kjo skuadër meriton të jetë më lart në çdo kompeticion të futbollit shqiptar. Për dy skuadrat që zbritën nga kategoria, Bylisi dhe Kastrioti, mendoj se ishin skuadra që mund të mbijetonin, por patën shumë luhatje, sidomos në tre fazat e para”. Për ish-kapitenin e Teutës, Superiorja me 10 skuadra është formati më i mirë, që sipas tij, prodhoi cilësi e rivalitet. “Ky është formati më i mirë që i shkon elitës së futbollit shqiptar (me 10 skuadra). Me më shumë skuadra në përbërje, nuk do kishte as cilësi, por as edhe garë plotësisht rivalizuese. Gjithsesi, duhet që edhe klubet e bashkitë të tregojnë më shumë interes në menaxhim e drejtim, madje duhet që të gjitha skuadrat të kenë në drejtimin e tyre presidentë dhe jo pushtetin lokal. Uroj që sezoni i ri të bëjë sa më shumë korrigjime të mangësive që u shfaqën në sezonin që përfundoi”, kështu e mbylli Bashkim Koka bisedën për gazetën “Telegraf”.

“Ky është formati më i mirë që i shkon elitës së futbollit shqiptar (me 10 skuadra). Me më shumë skuadra në përbërje, nuk do kishte as cilësi, por as edhe garë plotësisht rivalizuese. Sezoni i ri tu bëjë sa më shumë korrigjime të mangësive”

Trajnerë në startin e largimit, dhe mbijetesës

Sapo është mbyllur kampionati i Abissnet Superiore dhe ndër lajmet kryesore kanë qenë trajnerët. Jo për të analizuar performancën e tyre në drejtimin e skuadrave, por për të thënë se janë larguar nga drejtimi i tyre. Orges Shehi i Tiranës tashmë e ka bërë të qartë se do të drejtojë Shkëndijën e Tetovës në sezonin e ri, ndërkohë që Goce Sedloski i Vllaznisë pritet të zëvendësohet nga Edi Martini ose Armando Cungu. Erzeni dhe Laçi i kanë bankinat në “ajër” për sezonin e ri, ndërsa dy skuadrat që zbritën nga Superiorja, Bylisi dhe Kastrioti e kanë çështje të ditës bankinën.

VERDIKTET E SEZONIT

 

ABISSNET SUPERIORE

Në Champion Ligë

Partizani Kampion

Në Europa Konferencë Ligë

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia

Ndeshen në Play-out

Të shtunën, 3 qershor 2021

Erzeni-Korabi                 17:00

Në stadiumin “Niko Dovana”

Zbritën në Kategorinë e Parë

Bylis dhe Kastrioti

U ngjitën në Superiore

Skënderbeu dhe Dinamo

 

KATEGORIA E PARË 

Ndeshjet Play-off

Flamurtari-Apolonia       1-1

Kualifikohet Flamurtari

Tomori-Korabi               0-1

Kualifikohet Korabi

Flamurtari-Korabi          1-2

Ndeshja finale Play-off

Të shtunën, 3 qershor 2023

Erzeni-Korabi                 17:00

Në stadiumin “Niko Dovana”

 

Ndeshjet Play-out

Lushnja-Valbona            1-0

Lushnja qëndron në Kat. Parë

Burreli-Pogradeci            2-1

Burreli qëndron në Kat. Parë