– Zgjedhjet e 11 Majit 2025, ishin zgjedhje të akaparuara e të vdekura, shumë kohë më përpara nga dita e cirkut politik të votimeve
– Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e ka deformuar akaparimi i votës me anë të masave shtërnguese, me anë të shantazhit dhe frikës me vëndin e punës.
– Vota u ble me anë të punësimit në prag të zgjedhjeve e jashtë rregullit dhe meritës me anën e hipotekimeve dhe legalizimeve masive në prag të zgjedhjeve.
– Vota shkoi te PS me anë të shpërblimit me projektet dhe me donacionet e bujqësisë, mjedisit, arsimit, shëndetësisë.
– Zgjedhjet u fituan me anë të gjobitjes masive, e më pas të faljes së gjobave në prag të zgjedhjeve, pasi është deklaruar vota.
– Zgjedhjet u fituan me anë të lejeve korruptive të ndërtimit dhe të lejeve të kultivimit, përpunimit dhe të eksportit të kanabisit.
-Nuk besoj që ka ndonjë shqiptarë që nuk e ka parë, apo që nuk e ka njohur dhe kuptuar nga afër mënyrën e deformimit dhe të defaktorizimit të zgjedhjeve politike të vitit 2025.

Në zgjedhjet elektorale të vitit 2021, mendova se e keqja e shantazhit, intimidimit, shitblerjes dhe dhunimit politikë e shtetëror të zgjedhjeve kishte arritur kulmin, e që me raportet që u hartuan, shpresuam që kjo situatë nuk do të mund të përsëritet në zgjedhjet e tjera.
Asokohe, menjëhërë pas 21 prillit 2021, nuk mendoj se ndokujtë ja priste mëndja që edhe zgjedhjet e 11 majit 2025, do të mund të manipuloheshin në mënyrë edhe më të hapur, e kjo për të prodhuar një superpushtet dhe mazhorancë fiktive.
Sikurse dihet, unë dhe të tjerë gazetarë dhe intelektualë, nuk kemi heshtur kurrë ndaj klaneve, përsonazheve dhe as sjelljeve që favorizuan rritjen dhe as ri instalimin e diktaturës së verbër të korrupsionit, të përçarjës e të mizerjes politike dhe ekonomike, në kurriz të interesave të botës shqiptare dhe të SHBA në rajonin e Gadishillit Ilirikë (Ballkanit Perëndimorë).
Qëndrimet dhe shqetësimet tona
Qëndrimet dhe shqetësimet tona i kemi shprehur hapur e në çdo kohë, duke paguar edhe një kosto shumë të lartë si njerëz dhe si familje të padëshiruashme të rregjimit nepotikë e hajdutërorë të këtyre 12 viteve. Ne guxuam dhe qëndruam me sakrifica dhe me vetëdije të plotë në rrugën e drejtë të interesave të kombit shqiptarë, që mrekullishtë përputhrn me interesat e SHBA dhe BE.
Nuk besoj që ka ndonjë shqiptarë, që nuk e ka parë, apo që nuk e ka njohur dhe kuptuar nga afër mënyrën e deformimit dhe të defaktorizimit të zgjedhjeve politike të vitit 2025. Nga ku, sipas analizës time, nuk më rezulton që të jetë prodhuar ndonjë zgjidhje, as stabilitet, as demokraci, as qeverisje gjithpërfshirëse, e asgjë e mirë për Shqipërinë dhe as partnerët strategjikë të sajë.
Sipas asaj që unë kam parë dhe dëgjuar në katër vitet më të trasha të korrupsionit, nepotizmit, dëbimit dhe sundimit njëpartiakë mbi institucionet, popullsinë dhe elitën më të mirë të vëndit (21 prill 2021 – 11 maj 2025), mendoj se zgjedhjet e 11 majit 2025, ishin zgjedhje të akaparuara e të vdekura, shumë kohë më përpara nga dita e cirkut politikë të votimeve.
Për këtë qëllim, gjithnjë kam reaguar, folur dhe shkruar në mediat televizive e të shkruara.
Kam shkruar edhe një ditë përpara zgjedhjeve, fiks në datat 9 dhe 10 maj 2025, ku përmes gazetës së pavarur “Telegraf”, kam ngritur zërin tim për akaparimin paraprak të zgjedhjeve, që për mua është një manipulim dhe një krim i pastër shtetërorë e antishqiptarë.
Në një situatë të tillë, nuk besoj që do të mund të ketë ndonjë shqiptarë të majtë e as të djathtë, që të mund të besojë e të pranojë se zgjedhjet ishin apo përfunduan me garë të barabartë politike. Me këtë maskaradë elektorale dhe sjellje hipokrite e hajdutërore, nuk mund të mashtrohët më gjatë asnjë shqiptarë, asnjë politikan, asnjë institucion e asnjë qeveri e BE dhe SHBA.
Deforimi i votës erdhi nga…
Sikurse unë e gjykoj, si kurrë më parë, rezultatin e ka deformuar akaparimi i votës me anë të masave shtërnguese, me anë të shantazhit dhe frikës me vëndin e punës. Me anë të punësimit në prag të zgjedhjeve e jashtë rregullit dhe meritës. Me anën e hipotekimeve dhe legalizimeve masive në prag të zgjedhjeve. Me anë të shpërblimit me projektet dhe me donacionet e bujqësisë, mjedisit, arsimit, shëndetësisë, etj. Me anë të gjobitjes masive, e më pas të faljes së gjobave në prag të zgjedhjeve, pasi është deklaruar vota. Me anë të lejeve korruptive të ndërtimit dhe të lejeve të kultivimit, përpunimit dhe të eksportit të kanabisit. Me anë të patronazhimit tipik komunistë, ku edhe për çdo mësues e zyrtarë të administratës, u vunë kushte për votat e të afërmve në emigracion. Sikurse vota është akaparuar edhe duke dërguar shpërblime për të ashtuquajturat “familje të partisë” dhe “shokët e partisë”, me ato projektet, investimet, subvencionet dhe fondet e buxhetit të shtetit, të BE dhe të SHBA, etj, të cilat nuk u përdorën e as nuk shkuan për ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, por për fitoren e partisë.
Në një situatë të tillë, nuk besoj që do të mund të ketë ndonjë shqiptarë të majtë e as të djathtë, që të mund të besojë e të pranojë se zgjedhjet ishin apo përfunduan me garë të barabartë politike.
Me këtë maskaradë elektorale dhe sjellje hipokrite e hajdutërore, nuk mund të mashtrohet më gjatë asnjë shqiptarë, asnjë politikan, asnjë institucion e asnjë qeveri e BE dhe SHBA.
Mbase, kakistokracia politike e administrative, akoma nuk e ka kuptuar faktin që Shqipëria është një vënd i hapur e totalishtë nën monitorimin ndërkombëtarë të atyre që në kohë e në shekuj, e kanë krijuar dhe ruajtur si shtet, sikurse janë BE dhe SHBA.
Sa për ata që mendojnë se shqiptarët votuan të lirë, duke e mundur thellë opozitën për shkak se shumica e shqiptarëve janë komunista, apo sllavo-komunista, apo ruso-komunista, mendoj se e kanë gabim, të gjitha janë hamëndësime pa sens dhe pa bazë historike.
E vërteta që nuk mund të mbulohet kurrë me demagogji, as me hipokrizi, as me artifica ligjore e as me situatën gjeopolitike në rajon dhe botë, është ajo që ka ndodhur për 4 vite me radhë. Është sjellja antishtetërore, ajo që ka prodhuar vjedhjen e votës së votuesve me 11 maj 2025.
Le ta provojë qoftë edhe njëherë të vetme partia socialiste e Shqipërisë (dhe çdo parti tjetër e spektrit politikë), që të futet në një garë politike të barabartë! Pra, të hyjë në garë duke mos patur në dorë financimet, gjobat, administratën me militantët dhe patronazhistët të supërfryrë. Le ta provojnë duke mos patur në dorë abuzimet me trojet, hipotekat e deri edhe me gjobat dhe ndalimet ordinere. Vetëm në kushtet e zgjedhjeve ligjore të barabarta, apo të një konkurimi parti me parti e jo të një konkurimi të një partie përballë shtetit, populli shqiptarë dhe bota demokratike do të mund të kuptojnë faktin që shqiptarët nuk e duan monizmin, as komunizmin e shkuar, e as neokomunizmin e kamufluar me demagogji dhe terminologji sociale.

Reagimi racional e shumë i përmbajtur i Ambasadës së SHBA
Klanet dhe bandat politike, ishin dhe janë aq idjote e të pushtuara nga deliri i madhështisë, saqe akoma nuk po e kuptojnë faktin që SHBA dhe BE, e kanë historinë dhe marrëveshjen e tyre me popullin shqiptarë, e jo kurrë me ata që u është ngjitur karrigëja e pushtetit në prapanicë.
Këtë e tregoj edhe reagimi racional e shumë i përmbajtur i Ambasadës së SHBA, në të cilin, sipas meje u tha troç dhe hapur.
Së pari urime popullit shqiptarë, që i përcolli edhe këto zgjedhje problematike me shumë qytetari, pa sherre e pa konfliktualitet të brendshëm, aq shumë të provokuar e të dëshiruar nga bandat e hajnisë dhe të korrupsionit shumëvjeçarë.
Së dyti e mbi të gjitha, është ambasada më serioze që po ndjek situatën e që po përcjell me përpikmëri informacionin dhe politikën e SHBA, e që të zezën e quan të zezë, e që sikurse lexohet nuk ka asnjë urim dhe asnjë fjalë për partinë moniste, dhe as administratën e korruptuar e të supërpolitizuar. Duket që nuk ka asnjë urim as për shtetarët të cilët i kontribuan akaparimit, blerjes dhe dhunimit të zgjedhjeve me metodat e shantazhit, të përçarjes dhe të korrupsionit politikë e shtetërorë. Së treti, në dekleratën e SHBA për zgjedhjet (të degraduara në farsë), nuk shoh asgjë të nënkuptueshme e asgjë të pakuptueshme. Përkundrazi, e lexoj dhe e kuptoj edhe si një thirrje-kushtrim për çdo shqiptarë të frikësuar, dhunuar e të vjedhur në besim e në votë, për të treguar maturi dhe qytetari edhe përballë dhunuesve të pangopur të votes. Në mënyrë që edhe për dhunuesit e votes, të mund të prodhojmë një proces të rregullt hetimi dhe vlerësimi, e jo kurrë duke rëndur në konfliktualitet e as dhunë ordinere, sikurse mund ta duan dhe endërrojnë armiqtë e Shqipërisë, të Kosovës, të BE dhe të SHBA.
Duke e parë në traditën dhe mënçurinë e popullit tonë, qëndrimin e ambasadës së SHBA për zgjedhjet e datës 11 maj 2025, mund ta krahasoj edhe me atë shprehjen e njohur, sipas të cilës, vëllai i vjedhur, me ironi ju drejtua vëllaut vjedhës, duke përdorur shprehjen “ja pafsh hajërin”. Kjo pasi dihet që vjedhja është haram, e nga harami nuk buron asgjë e mirë, përkundrazi.
Në këtë kënvështrim, sipas traditës shqiptare, të gjitha klanet politike, shtetërore, kriminale dhe ordinere që kanë vepruar, vjedhur dhe dhunuar është koha që me ironi të ju thëmi: “ja pafshi hajërin sëndit apo pushtetit të vjedhur”. Kjo, pasi sipas meje që besoj në Zot, në shkencë dhe në filozofi, suksesi në një qeverisje me vota të vjedhura, është një pamundësi absolute.
E vërteta që nuk mund të mbulohet kurrë me demagogji, as me hipokrizi, as me artifica ligjore e as me situatën gjeopolitike në rajon dhe botë, është ajo që ka ndodhur për 4 vite me radhë. Është sjellja antishtetërore, ajo që ka prodhuar vjedhjen e votës së votuesve me 11 maj 2025.
Qëndrimin e ambasadës së SHBA-ve…

Qëndrimin e ambasadës së SHBA, e kam parë dhe e vlerësoj edhe si një vazhdimësi të mbështetjes dhe të kujdesit të sinqertë e vëllazëror të SHBA ndaj Shqipërisë dhe botës shqiptare.
Kjo nuk është një rastësi, përkundrazi, le ta kujtojmë notën e Presidentit Ëilson që pati mbërritur në Konferencën e Paqës në Paris me 6 mars 1920, në të cilën shkruhej se: “Integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm”. Kjo tregon se në këto 113 vjetë, nga SHBA dhe BE, për shqiptarët është investuar aq shumë mbështetje, vëmendje dhe siguri, e që SHBA dhe BE, përsëri do ta mbështesë popullin shqiptarë në betejën për demokraci.
Sikurse nuk duhet të harrojmë kurrë as historinë e lajmit të para 18 vjetëve, kohë kur presidenti i SHBA, George Ë Bush, erdhi në Tiranë, e me 11 qershor 2007, fjalë për fjalë është shprehur se: “Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë”.
Në këtë rrugë të shtetëformimit, SHBA ishin të parët që e njohën zyrtarisht shtetin e pavarur të Kosovës. Deklarata e njohjes është bërë nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, në të cilën thuhet: “Presidenti Bush i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së paraqitur nga Kosova për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve”.
Njëlloj sikurse shpreh keqardhje dhe habi të thellë për grykësinë dhe papjekurinë politike të Tiranës, shpreh keqardhje dhe habi edhe për injorancën dhe shërrnajën që po prodhohet në Prishtinë, ku sikurse dihet, akoma nuk është zgjedhur kryetari i parlamentit, e as drejtuesit e ri të institucioneve.
Në këtë kënvështrim, sipas traditës shqiptare, të gjitha klanet politike, shtetërore, kriminale dhe ordinere që kanë vepruar, vjedhur dhe dhunuar është koha që me ironi të ju themi: “ja pafshi hajërin sëndit apo pushtetit të vjedhur”. Kjo, pasi sipas meje që besoj në Zot, në shkencë dhe në filozofi, suksesi në një qeverisje me vota të vjedhura, është një pamundësi absolute.
Në këtë situate…
Në këtë situatë, për kaposhat e politikës së Tiranës dhe të Prishtinës, kam një sygjerim të sinqertë: Hiqni dorë nga grykësia dhe deliri i madhështisë”. Kuptojeni faktin që Shqipëria dhe Kosova janë realitete të fituara me sakrifica dhe me gjak dëshmorësh. Janë realitete shtetërore e politike të njohura e të bekuara nga SHBA, e që grykësia e askujtë nuk mund t’i asgjësojë, e as nuk mund t’i mbajë peng. Sikurse, është koha që të lexoni e të kuptoni edhe nga filozofia e Platonit sëmundjen e madhështisë, në rastin që Platoni krahason miun me luanin, dhe luanin me Himalajën. Kafshues të demokracisë dhe mjeran të grykësisë dhe të delirit të madhështisë, mësojeni sa më parë faktin se çdo gjë e çdo send në këtë botë është i përkohshëm, i komplikuar dhe relativ. Mos u kriminalizoni më tepër, është koha që t’i hapni rrugë demokracisë, e të qëndroni në përkohëshmërinë dhe në relativitetin e qënies apo të mosqënies tuaj.



















