Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale, mesazhin e sekretarit të shtetit në SHBA, Marco Rubios, ku njoftoi një politikë të re kufizimi vizash për zyrtarët e huaj dhe individët që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve.Në mesazh, Rubio shprehet se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Sekretari Rubio: Prej shumë kohësh, amerikanët janë gjobitur, shqetësuar dhe madje janë paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre të lirisë së fjalës.Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.



















