Të kisha thënë,mos më duaj kaq shumë,
ler pak vend, për një kohë tjetër.
Nuk dihet se ç’ndodh, tek ti a tek unë,
nuk dihet ç’sjell jeta e pa shkruar në letër.
Të kisha thënë, për zëmrën që rreh si tërmet
dhe trupin ta lëkund, si varka në valë.
Të kisha thënë, njeriu në jetë çfarë s’pretë,
ka ndarje, zënka që askush s’u del ballë.
Të kisha thënë, dashuria djeg troje,
hap varre e përmbys qeveri.
Të kisha thënë, mos i thyej rregullat e kësaj loje
se pa dashje, mund të digjemi të dy.
Të kisha thënë, por e more fare lehtë,
si një valle, që të pëlqen e s’do të ndali.
Të kisha thënë, që dashuria është një vullkan i nxehtë
dhe llava e tij, djeg dhe maja mali.
Të kisha thënë!
Pse more, pse………….. ?
(Gurra e Prodanit)
Më çmendi zemra më çmendi,
kur pash një fshat të braktisur.
Bukuritë e atij vendi,
në greminë qenë rrokullisur.
Rrugët, lëndinat të shkreta,
ferrat hipur përmbi mure.
Si një gur i shkulur mbeta,
si një me njëmijë kusure.
Hodha sytë anë më anë,
mbi faqe rrëshqiti loti.
Limar pse kështu të lamë,
të kishim njëlloj si Zoti.
Ngado që kulloste syri,
Çdo gjë dukej si vrastare.
Dhe dielli sapo hyri,
la pas errësirë të madhe.
Më dhembi zemra,më dhembi,
kur ika nga kisha ardhë.
S’më kishte lezet kuvendi,
u largova si i marrë.
_______________________________
Pse more pseeeeeeeeeeeeee.
Pse mor pse ngele i shkretë,
si i djegur nga rrufetë.




















