Panuçi luan edhe jashtë fushe, dje padi të re në Gjykatë për Nishanin

468
Sigal

Padia që trajneri i Kombëtares sonë, Kristian Panuçi depozitoi ditë më parë në Gjykatën e Tiranës kundër ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, është cilësuar si jo e rregullt dhe nuk u pranua. Por, italiani duket se është ndjerë shumë i fyer nga Nishani, i cili pas humbjes 0-3 ndaj Kosovës, e quajti trajnerin “sharlatan”. Ai kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim, e tani nuk i ndahet këtij objektivi, dhe dje ka paraqitur një padi të re Gjykatës. Gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të rregullt atë, e njëherësh i ka bërë thirrje palës së paditur, në këtë rast, ish-presidentit Nishani, që të përgatisë mbrojtjen e tij.