Flamurtari “hedh” italianin në det

521
Sigal

Roberto Sorrenito po rezulton një dështim në bankinën durrsake. Asnjë fitore në katër ndeshje

Një Flamurtar cinik dhe tepër produktiv mposhti 2-0 Teutën, duke marrë tri pikë tepër të vlefshme në “betejën” për një vend në Europë, ndërkohë që Teuta pas një fillimi të shkëlqyer të edicionit, tashmë ka mbetur në vendnumëro, duke mos e njohur fitoren në pesë javët e fundit. Edhe zëvendësimi i Gugash Maganit me trajnerin Roberto Sorrentino, më shumë po rezulton një dështim, pasi me italianin në bankinë durrsakët nuk e kanë shijuar fitoren e parë, madje as në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë nuk fituan dot. Pas studimit të minutave të para është sulmuesi vlonjat i Teutës, Daniel Xhafaj, që tenton i pari, por pa rrezikuar seriozisht, ndersa kundërpergjigjet bomberi kuqezi, Arbër Abilaliaj, vetëm disa minuta më vonë. Me kalimin e minutave janë vlonjatët që tentojnë të krijojnë raste, dhe ja dalin mjaft bukur, madje shkojne shumë pranë golit në minutën e 17-të me anë të një gjuajtjeje fantastike nga 35 metra të Bruno Telushit. Vetëm dy minuta më vonë vjen dhe goli i avantazhit për vendasit, ku është Zeqiri që me një pasim diagonal nxjerr të vetëm shqiptaro-maqedonasin Nijaz Lena, i cili s’e ka të vështirë të mposhtë portierin Rizvani. Loja luhet më tepër në mesfushë dhe vlonjatët tentojnë me tepër nga goditjet standarde. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Pjesa e dyte nisi sërish më mirë për vendasit, të cilët e gjejnë golin e dytë me anë të Polizioi Arbrit. Beratasi morri një top të bukur nga Hair Zeqiri, dhe pasi mposhti Da Silven ne dyluftim, gjuajti dhe topi, pas përplasjes me shtyllën dhe Rizvanin përfundon ne rrjete. 2-0 dhe Flamurtari thuajse siguron fitoren. Sorrentino heq Hodon dhe ne vend te tij fut Bledar Mancakun, por “veterani” ndëshkohet me dy të verdha duke e lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Në fund, durrsaket përpiqen por pa rezultat. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-0, me Flamurtarin që tashmë e sheh vetën në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Teuta, por vlonjatët kanë golaverazh më të mirë, +3 ndaj -1 të durrsakëve. Teuta po kalon një krizë rezultatesh, duke marrë vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit, pikërsht në barazimin 2-2 me Bylisin në Ballsh, teksa ka humbur respektivisht me Kastriotin (2-1), Partizanin (3-0), Besën (1-0) dhe tani me Flamurtarin (2-0). Takimi i radhës i Flamurtarit është ai ndaj Kastriotit në Krujë, ndërsa ai i Teutës me Kukësin në “Niko Dovana”.

Flamurtari–Teuta 2-0

Shënues: Nijas Lena 19’, Polizoi Arbri 57’

Flamurtari: Xhelili, Sakaj, Kuqi, Dushku, Begaj, Arbri (A. Shehaj 67’), Telushi, Lena, Pepa (L. Shehaj 82’) , Zeqiri, Abilaliaj (A. Qejvani 63’). Trajner: E.Gjoka

Teuta: Rizvani, Idrizaj, Osmani (Jakupi 77’) , Hoxha, Da Silva, Nika, Hodo (Mancaku 64’), Dosti, Ahmataj, Xhafaj, Zhoel. Trajner: R.Sorrentino

Kategoria Superiore

Java XIV

Dje, 08.12.2013

FLAMURTARI-TEUTA 2-0

Golat: Lena 20’, Arbri 56’

BYLIS-PARTIZANI 1-0

Golat: Kuli 54’

LACI-LUSHNJA 3-1

Golat: Tanushi 12’, Brkic 64’, Ndreca 78’ / Canka 25’ (pen)

BESA-KASTRIOTI 1-0

Golat: Batha 62’ (pen)

Të shtunën, 07.12.2013

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-1

Golat: Popovic 88’ / Ribaj 87’

TIRANA-VLLAZNIA 1-1

Golat: Limani 59’ /  Hajdari 34’

RENDITJA

1    Skënderbeu      14   +10  27

2    Partizani       14   +2   23

3    Kukësi          14   +1   22

4    Laçi            14   +1   22

5    Flamurtari      14   +3   20

6    Teuta           14   -1   20

7    Besa            14   -2   18

8    Bylis           14   +2   18

9    Vllaznia        14   +2   18

10   Lushnja         14   -3   18

11   Kastrioti       14   -5   15

12   Tirana          14   -10  11

LEGJIONARËT

 Portieri i dhuron golat Mehës

 Alban Meha shënoi dy gola të “dhuruar” nga portieri kundërshtar në fitoren 4-2 të Padebornit në transfertën ndaj Aalenit, në ndeshjen e vlefshme të Bundesligës 2 të Gjermanisë. Mesfushori i Kombëtares shënoi golin e parë në minutën e 12-të dhe atë të fundit, në të 73’. Sane (asist i Mehës) dhe Vurc kompletuan pokerin e Padebornit. Për Mehën këta ishin golat me numër 3 dhe 4. Pas kësaj fitoreje, Padeborni u ngjit në vendin e 8-të të Bundesligës 2.

    Derbi, Basha mund Canën

 Migjen Basha mposhti Lorik Canën në javen e 15-të të Serisë, teksa Torino fitoi 1-0 ndaj Lacios në “Stadio Olimpico të Torinos”. Të dy lojtarët e Kombëtares luajtën nga minuta e parë. Në fakt, Basha nuk ishte në ditë të mirë, duke u zëvendësuar në minutën e 68-yë, ndërkohë që Lorik Cana pati më shumë iniciativë në lojën e tij. Pas kësaj humbjeje të radhës, Lacio zhytet akoma më shumë në krizë. 10 pikë larg nga Europa League dhe në vënd të 12.

 Curri kalon te Sevastopol

Mbrojtësi shqiptar, Debatik Curri, është ndarë me klubin ukrainas Hoverla Uzhhorod, pas vetëm gjashtë muaj bashkëpunimi. Curri kohëve të fundit nuk ka qenë i kënaqur me trajtimin e tij në ekipin ukrainas dhe për këtë arsye do të braktisë radhët e tij për të kaluar në ndonjë klub të ri, Sevastopolin. Transferimin e tij në Sevastopol e  konfirmoi menaxheri i tij dhe njëherësh futbollisti aktiv, Shpëtim Babaj.

Vendos goli i Bekim Kulit. Të kuqtë humbasin shansin për t’iu afruar Skënderbeut

 Një Partizan pa sulm bie në Ballsh

 Falë një goli të zëvendësuesit Bekim Kuli, Bylisi fitoi 1-0 ndaj Partizanit, me të kuqtë që pësojnë humbjen e parë pas një serie të suksesshme prej tri ndeshjesh. Ashtu, si dhe në fazën e parë, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet (u mbyll në barazim 2-2), Bylisi i drejtuar nga nigeriani Emanuel Egbo po tregohet i frikshëm në shtëpi, teksa në takimet paraardhëse në “Adush Muça” kishin fituar 1-0 me Skënderbeun dhe barazuar 2-2 me Teutën.

Pas një starti të kujdesshëm nga të dyja skuadrat momentin e parë të rrezikshëm e krijojnë vendasit në minutën e 14, teksa goditja me kokë e Izicukut, pas krosimit të Metos kontrollohet nga Osmani. Në të 32 provon Caushaj me një veprim akrobatik, por është në pozicion portieri mik. Një minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Mazrekaj provoi nga me një goditje të fuqishme nga distanca, por sfera përfundoi mbi tra. Fraksioni e dytë e gjen Bylisin në gjysmëfushën e Partizanit dhe pa u mbushur pesë minuta lojë, Bekim Kuli shtangu portierin Osmani me një goditje të saktë prirët me portën pasi u asistua nga Bakiu. Pas këtij episodi Partizani sheh më shumë nga sulmi, por aksionet e njëpasnjëshme të të kuqve ndërpritet nga mbrojtja vendase. Në të 64 futbollistët e Bylisit ndërtojnë një aksion model, që nuk mbyllet me një goditje në portë. 3 minuta më pas rrezikon Partizani me një krosim të Mazrekajt nga e majta, por Frashëri kontrollon topin në dy kohë thuajse në vijën fatale. Kundërpërgjigjet në të 70’ Bylis me Meton, i cili prirët me portën nuk gjen kuadratin. Një kombinim perfekt i vendasve nxjerr të lirë James përballë Osmanit në të 79 por goditja fluturimthi e nigerianit është e pasaktë. Minutat e fundit ishin një duel i gjatë mes mbrojtjes vendase dhe sulmit mik, por asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimen e fundit të gjyqtarit Koçi. Bekim Kuli është heroi i Bylisit në fitoren 1-0 ndaj Partizanit në Adush Muca, që e ngjit skuadrën ballshiotëve në kuotën e 18 pikëve, jashtë zonës së ftohtë. Në javën e 15-të, Partizani do të presë Besën në kryqytet (në fazën e parë fitoi 1-0 në Kavajë), ndërkohë që Bylisi do të presë në shtëpi Laçin.

Bylis–Partizani  1-0

Shënues: Kuli 54’

Bylis: Frashëri, Ristevski, Shoshi, Idrizaj, Llenga, Caushaj (Kuli 46’), Adeniyi, Ovoye, Meto, Izuçuku (Çutra 90’), Endri Bakiu (Kelmendi 73’)

Trajner: E. Egbo

Partizani: Hoxha, Murati, Krasniqi, Rrahmani, Ibrahimi, Maliqi,  Demiri, Mazrekaj, Hyshmeri (Musta 65’), Malo (Dushku 70’), Buac (Bordon 78’)

Trajner: H. Lika

 Besa merr superxhiro

 Harrojeni Besën e fillimi të sezonit, kandidaten numër një për të rënë nga Superliga! Kavajasit fituan 1-0 me Kastriotin, duke regjistruar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit, e tashmë e shohin veten me 18 pikë dhe në vendin e shtatë. Kavajasve u mjaftoi goli i Bathës i realizuar me 11 mertërsh në minutën e 60-të, për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Gjithsesi, ndeshja ishte përgjithësisht e një niveli të ulët. Episodi që vendosi sfidën është ai i minutës së 59, kur një përplasje në zonë mes Bathës dhe Dokut konsiderohet e parregullt nga Bardhyl Pashaj, i cili akordon 11-metërsh për vendasit. Nga pika e bardhë godet saktë Batha, që zhbllokon sfidën.

 Laçi “shtrydh” Lushnjën

 Edhe pse e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, Laçi ia doli të fitojë 3-1 me Lushnjën, duke u ngjitur në kuotën e 22 pikëe, po aq sa Kukësi i vendit të tretë. Tanushi shënoi golin e parë në minutën e 12-të për Laçin. Skuadra e Nicës luajti nga minuta e 24-t me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuqtë   mbrojtësit kroat Stipe Buljan. Pikërisht në këtë moment Lushnja ka barazuar momentalisht rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, me anë të goleadorit Canka (25’). Golat e serbit Mlladen Brkic (64’) dhe Ndrecës (78’) i mundësuan tri pikët e radhës për Laçin, i cili mbetet në vendin e tretë pas kësaj jave, me vetëm një pikë më pak se të kuqtë e vendit të dytë.