Pesë gratë zyrtare të Eseninit dhe e dashura e tij e përjetshme që u vetëvra mbi varrin e poetit

857
Sigal

Historia tragjike e poetit që vari veten në dhomën e hotelit, pasi kishte tentuar më parë prerjen e damarëve

Esenini e quante Majakovskin “bojaxhi pllakatesh”, ndërsa ky i fundit pasi mori vesh vdekjen e Eseninit tha: “Kryemjeshtrit – popullit, i vdiq çiraku arrakat, Esenini”. Sergei u lind në fshatin Kostandino, (sot Esenin), krahina e Rjazanit, në një familje fshatare ruse. Ende fëmijë filloi të jetonte me gjyshërit e vet. Nisi të shkruajë poezi në moshën 9- vjeçare. Në moshën 17- vjeçare, kur nisi të konsiderohej nga të afërmit e vet si një mrekulli e letërsisë, lëvizi drejt Moskës, ku u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Moskës, si student me korrespondencë. Studimet i braktisi pas një viti e gjysmë. Poezia e tij e hershme frymëzohej nga folklori rus. Në vitin 1915 shkoi në Shën Peterburg, ku zuri shoqëri me poetë si Aleksandër Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bërë i mirënjohur në qarqet letrare të këtij metropoli rus.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf