Arrestimet në Shëndetësi, Vasili: Rama lëshon cironkat, që të shpëtojnë krokodilët!

116
Sigal

Petrit Vasili, deputeti i PL, dikur ish-Ministër i Shëndetësisë, ka shprehur indinjatën e tij për bujën qesharake me të cilën u përcoll lajmi i arrestimit për korrupsion të një zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vasili, në reagimin e tij në Fb menjëherë pas daljes së lajmit, ka ngritur gishtin e akuzës mbi SPAK-un, se ka vepruar me urdhër nga Kryeministri për të mbuluar me këtë tymnajë, korrupsionin e vërtetë që gëlon në qeveri.

“SPAK,- prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama dhe qeveria” shkroi Vasili në Fb. – Ua, ua, ua, sa gëzohet Rama kur arrestohen këto zv.ministret për një arkë me peshk dhe tani kjo Sekretarja e Përgjithshme e Shëndetësisë!!!

Gëzohet Rama se lëshon këto cironkat, që të shpëtojnë krokodilët si puna e tij dhe e ministrave të tij dhe të vazhdojnë të vjedhin miliarda.

SPAK, po fajtorët për krimet zgjedhore të 14 Majit, inceneratorët, portin e Durrësit, Teatrin, koncesione super-vjedhje, tendera me dhjetëfish çmimi, ku janë?! Se për t’i njohur i di gjithë Shqipëria.

SPAK, e morëm vesh përfundimisht që urdhërohesh për faqe të zezë nga Edi Rama, po mos e bëni kaq trashë. Kjo nuk ishte reforma e Drejtësise, por e Pandëshkueshmërisë së Ramës me shokë,” nënvizoi në përfundim, Petrit Vasili.