Xheloze jam për ty, e pranoj,
ziliqarja më e madhe madje,
Jo për bukurinë që çdo burrë e gjunjëzoi,
por për sytë, që të panë, të dilje mbi ujë…
Se ishin ata sy që së pari robërove,
mes detit paanë, mbi shkumën e bardhë.
Botës mbarë vanë e i thanë,
lindjen e një hyjneshe, perle të rrallë…
Xheloze jam, ziliqare, e pranoj,
por jo për bukurinë që ende botën trazon!
Veç për ato dy sytë, dy buzët,
që përjetësisht, simbol dashurie të bënë…
Vjen për lexuesin “Mbi një gjysmë kafke bunkeri”























