Këngë për 14 shkurtin – Ditën e të Dashuruarve apo Shën Valentinit
Hodha grepin, zura ngjalën!
Ngjala nuk e mbajti fjalën.
Kur m’i tund ato tallaze,
ku ta lë mendjen çapraze?!
Kur m’i ul e kur m’i ngre…,
mendjen time ku ta le?!
Del në rrugë e ndrit me naze,
kur nis e këndon avaze.
Grepit ç’m’i shpëtoi ngjala;
në gji e rrëmbeu vala…
Ç’ke moj ngjalë, e lumit ngjalë,
që shket e më vjen vërdallë?!
Ç’ke moj ngjalë, ngjalë e lumit;
që më prish ëndrrat e gjumit?!
Çfar’ ke, pse tallesh me mua,
Shajtime, më zverdh si ftua.
Ngjalë, më s’të flas me gojë!
S’paska zot që të kuptojë…
Prap’ digjem kazan mbi zjarr
e vij tek ti një valë të marr…