Suplementi Pena Shqiptare/ Jakup Gjoca: Mësova të jem njeri

Kur me disa njerëz
nuk kam asgjë të përbashkët
Iki larg tyre, dhe t’I dua në largësi,
madje edhe mund t’I ndihmoj,
nëse më kërkojnë ndihmë
dhe unë mundem.

Mësova, që askujt të mos I bëj keq,
Por, edhe kur më bëjnë keq,
të mbrohem, pa u hakmarrë
me të njëjtat mjete të urrejtjes.

Sigal

.

Mësova të imponoj praninë time,
dhe të di sit ë largohem,
kur unë e kuptoj që jam I tepërt
në shoqërinë e të të tjerëve.
Mësova të respektoj këdo,
të gjithë, pa asnjë dallim e përjashtim,
madje,
edhe kur ndokush
nuk respekton bindjet e mia,
nuk respekton praninë time,
nuk respekton fjalën time.
Mësova, orën kur duhet të largohem.
Mësova të lexoj përshtypjet,
ndjenjat,
reagimet rreth meje.
Mësova,
që askënd dhe asnjëherë
të mos lejoj kurrë,
që të më preket Liria ime.
Mësova,
që rreth gjithë këtyre,
unë të mbijetoj.
Mbijetoj,
edhe pse ndokush,
mund të mos dojë të mirën time.
Por mbi të gjitha….

Mësova dhe mësoj çdo ditë ,
Edhe nga gabimet e mia,
QË DUHET TË JEM NJERI!