EURO 2020(2021)/ Italia triumfon mbi Spanjën dhe kualifikohet për në finalen e ‘Euro 2020’

348
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ditën e djeshme është luajtur gjysëm-finalja e parë e Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’, i cili për shkak të vitit pandemic, që vitin e shkuar pezulloi shumë aktivitete ndërkombëtare,  u vendos që të zhvillohet këtë vit me një risi, që ndeshjet të zhvillohen në 11 vende të ndryshme, ndryshe nga vitet e tjera ku ndeshjet zhvilloheshin në 1 apo 2 vendet orgaznizatore të turneut. Ditën e djeshme u luajt ndeshja Itali-Spanjë, ndeshje e cila solli shumë surpriza.

Itali 1-1 Spanjë  / 4-2 penallti

“Të kaltrit” e Roberto Mançinit arritën të kualifikoheshin për fazën finale të ‘Euro 2020’, pas një përballje tepër të vështirë ndaj Spanjës. Koha e rregullt, madje as koha shtesë nuk do të mjaftonte për të zbuluar skuadrën fituese, e cila u zbulua vetëm pas goditjes së penalltive. Që me fillimin e lojës, të dyja ekipet u hodhën në sulm për të siguruar një biletë, e cila përkthehet në një vend në finalen e madhe të ‘Euro 2020’. Sinjalet e para do i jepte Spanja, teksa Pedri ‘servir’ një pasim të bukur për Ojarzabal, me këtë të fundit që nga brenda zone, thjesht e ndjek topin me sy. Më pas, do të ishte rradha e ‘të kaltërtve’, ku në minutën e 20’ Emerson shpërthen në krahun e majtë, parakalon portierin Simon dhe servir topin për Barelan, me këtë të fundit që së bashku me Imobilen vonohen më shumë seç duhet dhe nuk arrijnë të përfitojnë dot, me portën e boshatisur. Rasti i rradhës do i takonte sërish spanjollëve, ku pas një rrëmuje në zonën italiane, Dani Olmo godet, por Donaruma është i vëmendshëm dhe e grushton topin mjaft mirë, duke i mohuar golin “furisë së kuqe”. Rasti i fundit i pjesës së pare, do u takonte ‘të kaltërve’ të Mançinit, ku sërish Emerson do të ishte protagonist me një goditje nga brenda zone, e cila përplaset në traversë dhe më pas, topi del jashtë, duke e përfunduar pjesën e parë në rezultatin 0 me 0. Ashtu si edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën Spanja e nisi me vrull, duke sulmuar që në fillim portën e mbrojtur nga Donaruma, por Ojarzabal sërish nuk ishte i saktë përballë portës.

Në minutën e 60’ erdhi dhe goli i parë i sfidës, ku pas një kundërsulmi të bukur të italianëve, Federiko Kieza merr topin bukur nga Imobile dhe me një goditje të bukur me hark nga hyrja e zonë, mposht portierin Simon, duke kaluar në avantazh Kombëtaren e tij. Edhe pse në epërsi, italianët nuk i ndalën sulmet e tyre dhe vetëm pas 10 minutash nga shënimi i golit rrezikuan sërish portën e Simon, por pa mundur të shënonin. Në minutën e 80’ të sfidës do të vinte dhe kundërpërgjigjja e spanjollëve, ku pas një pasimi të bukur nga Dani Olmo, Alvaro Morata në përballje “tek për tek” me Donarumën nuk gabon dhe e çon sferën në rrjetë. Pas shënimit të golit loja u qetësua disi, duke i bërë vend kohës shtesë. Koha e shtesë dhuroi pak raste, me atë më kulminanten në minutën e 110’, ku Domeniko Berardi, arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por arbitri anësor ishte i vëmendshëm, duke e akorduar menjëherë golin si të parregullt. Barazimi në kohën shtesë solli goditjet drithëruese të penalltive, kur Xhanluixhi Donaruma bëri heroin, duke pritur dy penallti të spanjollëve dhe i dha Kombëtares së tij një vend në finalen magjike të 11 korrikut. Ndërkaq, ditën e sotme në orën 21:00, do të luhet gjysëm-finalja tjetër e këtij Kampionati Evropian, Angli-Danimarkë.