Analiza/ Prof. Dr. Alqi Naqellari: Politikat e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar negativisht duke thelluar deficitin tregtar dhe goditur ekonominë

851
Sigal

Banka e Shqipërisë të mbrojë lekun dhe ekonominë shqiptare

                                                                       

Prof. Dr. Alqi NAQELLARI

 

Kursi i këmbimit lekë/euro vazhdon të ulët, në këtë mënyrë për të blerë 1 euro nga 125.3 lekë që duheshin në datën 1 prill 2019, në datën 17 maj 2019, do të duheshin vetëm 122.95 lekë ose 2.35 lekë më pak. Për të blerë 1000 euro nga 125.300 lekë do duheshin 122.950 lekë ose 2350 lekë më pak. Çfarë do thotë kjo diferencë? Kjo do thotë se një firmë që importon do t’i mbeten edhe 2350 lekë ose 19.11 euro në krahasim me blerjet që do realizonte në 1 prill, pra ai ka mundësi që me të njëjtën sasi lekësh të rriti importin e tij edhe me 19.1 euro në 1000 euro, ose më tej në 10000 euro ti rriti me 191 euro.

Nëse këtë shifër do ta rritim në një import prej 3 miliardë euro për periudhën 2013-2018 që ka qënë periudha e zhvlerësimit të euros diferenca dhe stimulimi i importeve është tepër i madh. Kështu në vitet, 2013 dhe 2018 kursi mesatar i këmbimit ka qenë 140.26 dhe 127.59 me diferencë 12.67 lekë/euro. Nëse kërkesa dhe kursi nuk do kishte ndryshuar, çmimet e importit gjithashtu, importuesit do sillnin në Shqipëri të njëjtën sasi malli. Po me ndryshimin e kursit në vitin 2018 çfarë sasie malli shtesë do sillnin. Për 1 miliard euro diferenca do ishte 12.67 miliardë lekë, për 3 miliardë do ishte 38 miliardë lekë. Pra importet vetëm nga kursi këmbimit nga 2013 në 2018 do rriteshin me 38 miliardë lekë ose mbi 300 milionë euro. Në fakt ato janë rritur me mbi 750 milionë euro. Në këtë mënyrë ulja e kursit ose zhvlerësimi lekut ka stimuluar thuajse gjysmën e vëllimit të rritjes së importeve shqiptare. Këtu bëhet fjalë për një vit, por kjo llogaritje duhet bërë për çdo vit me diferencat e kurseve të çdo viti, deficiteve dhe faktorëve të tjerë ndikues të çdo viti. Shifra që rezulton është në dëm të biznesit. Shkurt zhvlerësimi i euros ose vlerësimi i lekut shqiptar stimulon importet dhe ul eksportet duke goditur direkt biznesin vendas dhe duke mbajtur thuajse të pandryshuar çmimet e tregut.

Në këtë situatë vlerësimi i vazhdueshëm i lekut i cili ka vite që po ndodh është në dëm të ekonomisë shqiptare, është në dëm të biznesit prodhues shqiptar. Është në dëm të eksportuesve shqiptarë. Nëse importuesit fitojnë, eksportuesit humbasin. Por humbja e eksportuesve shqiptarë është e lidhur me humbjen e prodhimit vendas, kështu që problem nuk është i thjeshtë se humbi një grup dhe fitoj një grup tjetër, problem është shumë më i rëndësishëm dhe më shumë strategjik në aspektin e forcimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë së prodhimit vendas, në aspektin e bërjes së tij më konkurrues në raport me produktet huaja dhe në aspektin e stimulimit të tij nëpërmjet subvencioneve prej qeverisë shqiptare.

Në këtë situate ku stimulohen importet në dëm të rritjes së prodhimit vendas Banka e Shqipërisë është e detyruar të ndërhyjë.

Theksoj është e detyruar të ndërhyjë për të mbrojtur ekonominë shqiptare, për të mbrojtur prodhuesin vendas nga rritja e vëllimit të importeve të huaja.

Muajin e fundit, importet janë rritur dukshëm ndërsa eksportet nuk kanë pasur atë rritëm për pasojë Deficiti Tregtar ka ardhur në rritje. Këtë e tregojnë të dhënat e mëposhtëme.

Deficiti Tregtar në lekë, ku përfshihet edhe ndikimi i zhvlerësimit të monedhës vendase për katër muajt e fundit paraqitet si më poshtë.

 

Janar 2019 Shkurt 2019 Mars 2019 Prill 2019
Deficiti Tregtar, ml/All -20 -27 -28 -30

Importet janë rritur në vëllim më të lartë se eksportet, në muajin e fundit eksportet kanë ardhur në rënie. Ulja e eksporteve dhe rritja e Deficitit Tregtar janë edhe si pasojë e zhvlerësimit të euros dhe mbivlerësimit të lekut shqiptar.

Sa i përket viteve të kaluara është e njëjta situatë. Le të marrim Bilancin Tregtar vetëm për vitet 2013-2018(mld/euro).

Bilanci Tregtar, miliardë euro(Ex-Im) Eksporte, miliard euro euro. Ex Importe, miliardë euro. Im
2013 -1.97 1.05 3.09
2014 -2.21 0.931 3.14
2015 -2.29 0.771 3.07
2016 -2.6 0.713 3.31
2017 -2.82 0.797 3.62
2018 -2.87 0.986 3.85

Të dhënat e Tabelës shihen më qatë në grafikun përkatës që kemi dhënë më posyhtë:

Deficiti tregëtar është rritur nga vitit 2013 e në vijim, kjo do të thotë që eksporti dhe importi së bashku kanë ndikuar negativisht në rritjen e ekonomisë shqiptare. Këtu kanë rolin e vet edhe kurset e këmbimit, veçanërisht kursi i këmbimit të euros i cili ka ardhur vazhdimisht në rënie.

Nga analiza e tabelës dhe grafikut konkluzioni është i thjeshtë, importet dhe eksportet janë rritur, por vëllimi importeve është më i lartë. Kjo ka ndikuar në rritjen e Deficitit të Bilancit Tregtar. Kjo do të thotë se politikat e Bankës Qendrore në fushën e monedhës kanë pasur ndikim jo pozitiv, sepse është thelluar deficitit tregtar. Thellimi deficitit tregtar ka ndikuar negativisht në rritjen e ekonomisë shqiptare, dhe me aludim Banka e Shqipërisë nuk ka pasur ndikim pozitiv në rritjen e ekonomisë shqiptare por ka pasur ndikim negativ.

Dinamika e Bilancit Tregtar është e shoqëruar edhe me dinamikën e kurseve të këmbimit, ashtu si komentuam edhe në fillim të analizës. Kështu dinamika e kurseve të këmbimit për vitet 2013-2018 është si më poshtë

Dinamika e kurseve të këmbimit. Kurba kursit te këmbimit të euros sipas muajve dhe viteve;

Konkluzioni dinamikës së kurseve të këmbimit sipas viteve i euros është i thjeshtë. Euro që nga vitit 2013 ka ardhur vazhdimisht duke u zhvlerësuar. Dinamika e luhatjeve, efekti stinor nuk ka pasur ndonjë ndryshim në trendin e tij. Arsyet pse ka ndodhur ky zhvlerësim janë jo shumë të besueshme, përgjithësisht zhvlerësimi i saj argumentohet me rritjen e eksporteve, rritjen e IHD-ve dhe rritjen e remitancave. Për mendimin tim këto faktorë nuk përbëjnë esencën e problemit sepse ka edhe faktorë të tjerë jo formal që ndikojnë fuqishëm në këtë rënie.

Forca e lidhjes midis Kurseve të këmbimit dhe Deficitit Tregtar për vitet 2013-2018 është e fortë me 0.857. Kjo tregon se Banka e Shqipërisë ka rolin e saj të padiskutueshëm në rritjen e ekonomisë shqiptare.

V2013 V2014 V2015 V2016 V2017 V2018
Kursi L/Euro 140.26 139.97 139.74 137.36 134.15 127.59
Deficiti mld/euro -1.97 -2.21 -2.29 -2.6 -2.82 -2.87

Grafiku i Deficitit Tregtar dhe Kurseve të këmbimit

 

Problemi i Politikave të Kursit të Këmbimit është problem i Bankës Qendrore. Ky problem është i lidhur me -mbrojtjen e lekut shqiptar, sepse nëpërmjet mbrojtjes së lekut shqiptar mbrohet ekonomia shqiptare.

Leku shqiptar dhe vetë ekonomia shqiptare mbrohet kur zhvlerësohet leku dhe jo kur mbivlerësohet sepse kur mbivlerësohet ndikon negativisht në rritjen e ekonomisë, ashtu sikundër po ndodh sot në ekonominë shqiptare, dhe ashtu sikundër e analizuam.

Ndokush mund të shtrojë alternativën se Banka e Shqipërisë ka për objektiv të “arrijë dhe ruajë stabilitetin e çmimeve dhe jo të mbrojë statusin e kursit të monedhës siç mund ta ketë ndonjë vend tjetër. Kështu nuk ka ndonjë arsye të ndërhyjë. Në fakt nuk është kështu. Nëse i referohemi ligjit për bankën dhe ecurisë së treguesve monetarë dhe treguesve kryesorë makroekonomikë Banka e Shqipërisë ka qenë e detyruar të ndërhyjë në treg. Veprimi që ajo bëri për të kufizuar qarkullimin e valutës, nga të dhënat që janë ekspozuar tregon se nuk ka pasur ndonjë efekt konkret të rëndësishëm me ndikime pozitive në ekonomi.

Sa i përket efekteve të politikave të saj monetare në lidhje me realizimin e objektivit të saj kryesor, sot është provuar katërçipërisht nga një pjesë e madhe e ekonomistëve dhe studiuesve shqiptarë se Banka e Shqipërisë ka pak efekt ose aspak në kontrollin e normës së inflacionit, më shumë ndikim kanë politikat fiskale të qeverisë sesa politikat monetare të Bankës Qendrore. Këtë fenomen dhe lidhje e tregon edhe grafiku i mëposhtëm i shfaqur nga vetë Banka Qendrore në Raportet e saj statistikore.

 

Të dhënat tregojnë se inflacioni është më afër kufirit të poshtëm të parashikuar 2 % sesa normës së parashikuar në 3%. Për kufirin e sipërm 4 dhe mbi 4% nuk bëhet fjalë.

Për sa thamë më lartë është e domosdoshme të rishikohet Ligji mbi Bankën e Shqipërisë, në lidhje me Objektivin e saj Kryesor dhe specifikimin e Objektivave të saj jo kryesor. Kjo analizë do jetë objekt i një shkrimi tjetër.