E BUJSHME/ Salah u ka thënë “po” sheikëve, pret lejen e Liverpulit për rrogën rekord

41
Sigal

Mohamed Salah mund të jetë ylli i radhës që transferohet në Arabinë Saudite dhe do ta bëjë këtë për shifra rekord. Mediat saudite dhe ato angleze kanë bërë të ditur për një interesim të Al Itihad për sulmuesin egjiptian, të cilit i është ofruar një rrogë që do të kalojë ato të Ronaldo e Benzema.

Fillimisht ishte britanikja “The Athletic” që bëri të ditur se klubi i cili ka në radhët e tij edhe Karim Benzema e N’golo Kante, është i interesuar për firmën e 31-vjeçarit. Nuk raportohen shifrat e marrëveshjes, por ka spekulime se rroga e tij mund të arrijë deri në 200 milionë euro në vit.

Një shifër marramendës e cila ka tunduar lojtarin. Sipas “beiIN Sports”, Salah ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Arabinë Saudite. Ai pret vetëm që Liverpuli të negociojë një shifër për kalimin e tij në radhët e klubit saudit, që mendohet se do të jetë rreth 100 milionë euro, një rekord për kampionatin saudit.